VIDEO/ Kampion me Tiranën e Partizanin, mesfushori shënon golin e tretë të sezonit në Turqi në duelin e luajtur në fushë të pazakontë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2026 | 21:10

VIDEO/ Kampion me Tiranën e Partizanin, mesfushori shënon golin e tretë të sezonit në Turqi në duelin e luajtur në fushë të pazakontë

Mesfushori Engjëll Hoti ka lënë përsëri shenjë me fanellën e Umraniespor në kategorinë e dytë turke, duke ndihmuar skuadrën të fitonte me shifrat 5-0 ndaj Serik Spor.

bandicam 2026-01-18 20-54-41-355

Në një ndeshje të luajtur në një fushë thuajse të ngrirë për shkak të shtresës së dëborës që ishte pastruar nga ajo para ndeshjes, futbollisti i cili u shpall kampion dy vite radhazi në Superiore me Tiranën e Partizanin, ia doli që të linte shenjën e tij në pjesën e dytë të ndeshjes.

Kur regjistrohej minuta e 68 e takimit, ai mori topin në mesfushë dhe lëshoi një gjuajtje të fortë nga distanca që çoi rezultatin në 4-0.

SHIH VIDEON

Ky ishte goli i tretë i Hotit në këtë edicion, i cili është i dyti për të me fanellën e Umraniespor.

PANORAMASPORT.AL