VIDEO/ Jo vetëm Bajern-Boka, sfida tjetër në Botërorin e klubeve prodhon emocione me penallti në minutën e 101-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2025 | 9:04

VIDEO/ Jo vetëm Bajern-Boka, sfida tjetër në Botërorin e klubeve prodhon emocione me penallti në minutën e 101-të

Los Anxheles është mposhtur me rezultatin 0-1 nga Esperanc Tuniz në Botërorin e klubeve. Goli i Belailit në minutën e 71-të vendosi takimin dhe eliminimin e Los Anxheles.

Screenshot 2025-06-21 085554

Sfida u bë dramatike në minutën e 101-të, kur Los Anxheles humbi penallti. Esperanc Tuniz ndërkohë ruan shpresat në në grupin D. Aktualisht ka po aq pikë sa Çelsi dhe përballja e fundit do të jetë me ta. Flamengo është skuadra e vetme e kualifikuar.

Kujtojmë se ndeshja tjetër pas mesnate, luhet mes Bajern Mynih dhe Boka Xhuniors. Bavarezët fituan me rezultatin 2-1.

PANORAMASPORT.AL