VIDEO/ Jildiz dhuron spektakël në Botërorin e Klubeve, Juventusi mposht marokenët dhe kualifikohet në raundin tjetër
Juventus ka marrë fitoren e dytë radhazi në Botërorin e Klubeve.
Bardhezinjtë mposhtën me shifrat 4-1 Uidad duke siguruar kështu matematikisht kualifikimin në raundin tjetër. Sfida fillimisht u zhbllokua nga një autogol i marokenëve dhe Jildiz i dyfishoi me një perlë si Del Piero.
Marokenët reaguan me gol, por ishte sërish turku që realizoi duke mos falur para portës. Në fund të sfidës ishte dhe Vlahoviç i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Kështu Juventusi ndodhet në kreun e grupit G me 6 pikë të plota.
JUVENTUS 4-1 UIDAD
6′ Boutouil (AU), 16′, 69′ Jildiz, 94′ Vlahoviç/ 25′ Lork
PENALLTIA E VLAHOVIÇ (VIDEO)
GOLI I LORK (VIDEO)
GOLAT E JILDIZ (VIDEO) (VIDEO)
AUTOGOLI I BOUTOUIL (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL













