Postuar: Mars 13, 2026 | 22:28
VIDEO/ “Ja dhe u ankuam, kush na dëgjon, kush na mbron?!”, drejtori i Egnatias “thumbon” me batuta filmash shqiptarë: Lere o Zot atje ku ishte se kushedi se si bëhet mot…
Drejtori sportiv i Egnatias, Klejdi Zenelaj, ka zgjedhur një mënyrë tepër gjeniale për të protestuar, pas polemikave të krijuara në duelin mes Egnatias dhe Vllaznisë, të përfunduar me rezultatin 0 me 0, teksa skuadra rogozhinase u tërhoq për afro 7 minutash nga fusha, për shkak të vendimit të gjyqtarit Lata, për të ndëshkuar me karton të kuq, mbrojtësin Xhemalaj.

Zenelaj ka postuar së fundmi në rrjetin social “Instagram”, një fragment në një filëm shqiptarë, teksa dëgjohet të thuhet:
“Po ja ç’të themi, vjet ankoheshim se ishim keq, sivjet u bë akoma më keq, prandaj lere o Zot atje ku është se kushedi se si bëhet mot. Ja dhe u ankuam kush na dëgjon, kush na mbron?! ”.
PANORAMASPORT.AL













