Postuar: Qershor 26, 2025 | 8:29
VIDEO/ Interi fiton me Asllanin në fushë, zikaltërit kalojnë në raundin tjetër të Botërorit si të parët e grupit
Interi ka kaluar në raundin e 1/16-ave pas fitores 2-0 kundër River Plate.
Shifrat u zhbllokuan nga Esposito në të 72-të dhe në kohën shtesë Bastoni vulosi sfidën. Argjentinasit ngelën me 9 lojtarë në fushë pasi dy futbollistë u ndëshkuan me karton të kuq.
Ndërkohë Kristjan Asllani luajti gjatë gjithë sfidës duke bërë një performancë të mirë.
PANORAMASPORT.AL













