VIDEO/ I papërmbajtshëm! Gol dhe dy asistime, futbollisti i Kombëtares shkëlqen në Superligën turke
Qazim Laçi është treguar i papërmbajtshëm sot, ndërsa Rizespori u përball me Samsunspor. Sfida u mbyll 4 me 1 për Rizesporin, teksa Laçi asistoi dy herë dhe po ashtu tundi vetë rrjetën.

Ishte minuta e 43-të, kur Laçi dha asistin e parë. Më pas në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, ishte ai që dërgoi topin në rrjetë. Me fillimin e pjesës së dytë asistoi një tjetër gol.
Ky takim është i prapambetur dhe plotësoi 28 javët e Superligës turke. Rizespori po shkon te një fitore e rëndësishme, që do të qetësonte ekipin duke e vendosur në mesin e tabelës.
Dhe pse mesfushor, Laçi rezulton golashënuesi kryesor i ekipit të tij me 5 gola. Futbollisti i Kombëtares shqiptare regjistron edhe tetë asistime.
Asisti i parë i Qazim Laçit: (VIDEO)
Goli i Qazim Laçit: (VIDEO)
Asisti i dytë i Qazim Laçit: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













