VIDEO/ “I limituar”/ Ilir Daja i përgjigjet ish-futbollistit të Kombëtares: Erdhe me mik te Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2026 | 22:19

VIDEO/ “I limituar”/ Ilir Daja i përgjigjet ish-futbollistit të Kombëtares: Erdhe me mik te Dinamo

Ilir Daja u largua me karton të kuq nga gjyqtari Enea Jorgji, ndërsa po luhej finalja Dinamo-Egnatia. Bashkë me Arben Milorin, pasi Dinamo fitoi Kupën, momenti i daljes me karton të kuq u trajtua edhe me batuta duke larguar tensionin.

bandicam 2026-05-14 15-09-11-492

Milori, si ish-futbollist i Dinamos dhe Kombëtares, i kujtoi Dajës në “RTSH” se si futbollist ka pasur nivel teknik të limitur. Daja ndërkohë po ashtu me batutë u përgjigj duke thënë se Milori afrohej me “mik” në ekipin e parë të Dinamos.

PASI DINAMO FITOI KUPËN (VIDEO)

Arben Milori: “Kartoni i kuq që more është i pajustifikuar sepse kur e di që ke pasur një nivel teknik të limitur kur ke qenë lojtar, ajo marrja e topit… Ti doja ta merrje topin, por t’u largua. Arbitri nuk e kapi këtë pjesë. Kujtoi se doje ta largoje. Ti doje ta stopoje në fakt”.(Qesh)

Ilir Daja: “Kur kam shkuar në ekip të parë, kam pasur nivel më të mirë teknik se ti. Pastaj ti me punë u bëre dhe më i mirë. E vërteta ashtu është. Ka ardhur me pak mik në ekip të parë, por në fund fare u bë shumë lojtar i rëndësishëm i ekipit të Dinamos dhe i ekipit kombëtar shqiptar. E vërtetë dhe ai e di shumë më mirë këtë pjesë”.

Arben Milori: “Ti e di që teknika lind, pak përpunohet. Thuaj të vërtetën”.

Ilir Daja: “Po sepse është cilësi koordinatave, por ka disa”.

PANORAMASPORT.AL