VIDEO/ Goli i Florent Hasanit nuk mjafton, skuadra e ish-sulmuesit të Tiranës komplikon rrugën drejt Superligës turke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2025 | 21:09

VIDEO/ Goli i Florent Hasanit nuk mjafton, skuadra e ish-sulmuesit të Tiranës komplikon rrugën drejt Superligës turke

Florent Hasani ka gjetur përsëri golin në kampionatin turk, duke shënuar për të dytën ndeshje radhazi në play-off për ngjitjen në elitën e futbollit në këtë vend. Por këtë radhë, goli i ish-sulmuesit të Tiranës nuk ka shërbyer shumë për skuadrën e Boluspor.

sdffdsfsdfsdfsdfsd

Kjo e fundit luan gjysmëfinalet e play-off ndaj Bandirmaspor dhe shpresonte që të siguronte një avantazh në ndeshjen e parë në fushën e vet. Miqtë shënuan të parët e më pas Hasani u përgjigj me një gjuajtje të fortë diagonale që u ndal në rrjetë duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim.

Megjithatë, Boluspor nuk ia doli të administronte rezultatin dhe pësoi 3 gola të tjerë deri në fundin e sfidës, duke u mposhtur 4-1 në shtëpi në ndeshjen e parë, që bën shumë të vështirë mundësinë e kalimit në finalen e play-off që siguron vendin në Superligën turke.

PANORAMASPORT.AL