VIDEO/ Golat e Carës i kishin munguar skuadrës, ish-kapiteni i Partizanit shkëlqen me dopietë në Ukrainë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2025 | 15:56

VIDEO/ Golat e Carës i kishin munguar skuadrës, ish-kapiteni i Partizanit shkëlqen me dopietë në Ukrainë

Tedi Cara është kthyer me golat në Ukrainë. Oleksandrija po përballet me Çerkazin, ndërsa pas 55 minutash po fiton me rezultatin 2 me 1.

Screenshot 2025-09-12 155450

Autor i dy golave për skuadrën e Oleksandrijas ishte Cara. Ishte e gjitha merita e këtij të fundit, që shënoi në minutën e 12-të dhe 55-të.

Këto ishin edhe golat e parë për 25-vjeçarin në këtë sezon. Cara është titullar i padiskutueshëm te Oleksandrija, që nuk e ka nisur mirë edicionin 2025/26.

Goli i parë i Carës: (VIDEO)

Goli i dytë i Carës: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL