Postuar: Qershor 25, 2025 | 9:07
VIDEO/ Gola në limitet e secilës pjesë, Çelsi siguron kalimin më tej në Botërorin e klubeve
Celsi ka mposhtur Esperanc Tuniz në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të grupit D. Fitorja 0 me 3 u arrit me gola të shënuar në limitet e secilës pjesë.

Fillimisht Adarabiojo dhe Delap në shtesën e pjesës së parë dhe më pas Xhorxh në fundin e ndeshjes. Skuadra e Enco Mareskës e mbylli kështu grupin në vendin e dytë.
Me 1 pikë më tepër se Çelsi kaloi Flamengo në krye. Eksperiencat e radhës do jenë në ndeshjet me eliminim direkt.
PANORAMASPORT.AL













