VIDEO/ Gol i çuditshëm nga mesfusha, portierja e fut vetë topin brenda! Rezultat historik në finalen e Kupës së Shqipërisë për femra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2026 | 20:01

VIDEO/ Gol i çuditshëm nga mesfusha, portierja e fut vetë topin brenda! Rezultat historik në finalen e Kupës së Shqipërisë për femra

Teuta e femrave ka fituar Kupën e Shqipërisë, pasi mposhti Apoloninë në finale falë një autogoli. Episodi i çuditshëm u regjistrua në minutën e 72-të, ndërsa ishte portierja e Amenieku e Apolonisë që realizoi autogolin.

bandicam 2026-05-12 19-53-18-481

Goditja e Estevaos ishte vendimtare, për të sjellë më pas autogolin. Rezultati ishte historik, pasi për herë të parë Teuta e femrave koleksionon trofe.

POSTIMI I FSHF:

Teuta e vajzave ka shkruar historinë, duke fituar për herë të parë Kupën e Shqipërisë në këtë kategori, pas triumfit 1-0 ndaj Apolonisë në finalen e madhe.

Në sfidën e zhvilluar pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, bregdetaret siguruan trofeun e parë të Kupës së Shqipërisë në historinë e klubit, pas një edicioni shumë pozitiv dhe të merituar.

Ndeshja finale u vendos nga një gol spektakolar i Estevao në minutën e 71-të, që i dhuroi Teutës një sukses historik dhe festën e madhe të trofeut.

Pjesa e parë ishte mjaft e bukur, me mundësi shënimi për të dyja skuadrat. Teuta ishte më kërkuese me Vishkullin, ndërsa edhe Da Silva iu afrua golit, por Xhindole largoi në vijën fatale. Në anën tjetër vajzat fierake provuan me dy mundësi të njëpasnjëshme me De Sousa dhe Silva Santos, por Spaho bëri shpëtimtaren. Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Fraksioni i dytë nisi me të njëjtat 11-she për të dyja skuadrat. Da Silva e nisi mirë sfidën, por portierja Afi e ndali në minutën e 53-të.

Në minutën e 71-të u realizua dhe goli që përcaktoi fatin e kësaj sfide, me Estevao që harkoi një top drejt portës, Afi nuk arriti dot ta ndalë siç duhet, me topin që kaloi vijën fatale. 0-1 për Teutën, që deri në fund e administroi mirë ndeshjen dhe mori fitoren dhe kupën e shumëdëshiruar.

Pas përfundimit të ndeshjes u organizua ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut të Kupës së Shqipërisë.

Anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, i dorëzoi Kupën e Shqipërisë për vajza ekipit të Teutës.

Goli: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL