VIDEO/ Gol historik kundër Holandës, njihuni me sulmuesin e ri të Partizanit që mori fanellën e Tedi Carës
Nikola Vujnoviç u prezantua sot si sulmues i Partizanit. 28-vjeçari afrohet te “demat” si përforcim për qendrën e sulmit, teksa ka firmosur për 1 vit e gjysmë.

Malazezi e ka vlerë 550 mijë euro në “Transfermarkt”. Kështu automatikisht bëhet lojtari me vlerën më të shtrenjtë në Superiore. Pas tij me 500 mijë euro pasojnë Padstrelau dhe Rashica.
Vujnoviç ka provuar të veshë fanellën e Malit të Zi. Atje regjistron një gol historik, të shënuar pikërisht kundër Holandës.
Në nëntorin e vitit 2021, luej për kualifikueset e Botërorit. Mali i Zi barazoi rezultatin nga 0-2 për miqtë, në 2-2. Ishte pikërisht goli i Vujnoviç që vendosi baraspeshën në minutën e 86-të.
Në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e Sumgajit në Azerbajxhan. Asgjë nuk shkoi siç pritej dhe kështu firmosi për herë të parë në Shqipëri. Te Partizani ka marrë numrin 22, që më parë mbahej nga Tedi Cara.
Goli i Vujnoviç kundër Holandës: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













