VIDEO/ Gol dhe penallti e humbur! Partizani fiton derbin me Dinamon, vendos goli i Kekos në Ohër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2025 | 0:07

VIDEO/ Gol dhe penallti e humbur! Partizani fiton derbin me Dinamon, vendos goli i Kekos në Ohër

Partizani ka mposhtur Dinamon në miqësore. Derbi në Ohër u vendos nga goli i Albers Kekos në pjesën e dytë.

Screenshot 2025-06-28 195159

Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse kishte disa raste të pastra shënimi. Në fundin e 45 minutave, Partizani e Skënder Gegës pati pretendime për penallti.

Në pjesën e dytë kishte sërish raste, ndërsa Dinamo e Ilir Dajës humbi edhe penallti. Menjëherë pas 11-metërshit të gabuar, ishte Keko nga Partizani që me golin e shënuar në minutën e 69-të vulosi fatin e ndeshjes.

Ky takim ishte i dyti miqësor për Partizanin, pasi të parin e fitoi 3 me 0 përballë Rabotniçkit. Në anën tjetër Dinamo u paraqit në këtë ndeshje pas fitores 4 me 1 përballë Ballkanit.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

Dinamo 0-1 Partizani

69′ Keko

Rast i humbur nga Partizani: (VIDEO)

Pretendime për penallti te Partizani: (VIDEO)

Penalltia e humbur nga Dinamo: (VIDEO)

FORMACIONI

Formacioni i Partizanit: Qirko; Buxhelaj, Preka, Mehmeti, Martinez; Malaj, Sembene, Kote; Keko, Isgandarli, Skuka

Screenshot 2025-06-28 173314

Screenshot 2025-06-28 195829

PANORAMASPORT.AL