VIDEO/ Gafa të çuditshme dhe gola të pësuar si në futbollin amator, Egnatia turpërohet në Islandë dhe i jep lamtumirën Ligës së Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2025 | 23:59

VIDEO/ Gafa të çuditshme dhe gola të pësuar si në futbollin amator, Egnatia turpërohet në Islandë dhe i jep lamtumirën Ligës së Kampioneve

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Ligës së Kampioneve që në turin e parë të turneut pas një ndeshje turpëruese me kuptimin e plotë të fjalës në Islandë përballë vendasve të Breidablik të cilët i kishte mundur dhe dominuar në sfidën e parë në shtëpi.

bandicam 2025-07-15 21-48-02-783

Kampionët e Shqipërisë dukej sikur kishin harruar brenda javës si luhej futbolli, me gafa të çuditshme, hapësira të jashtëzakonshme në prapavijë dhe vendosje që ua bënë shumë të thjeshtë kundërshtarëve të shënonin në seri gola përballë Dajsinanit duke mbyllur kualifikimin që në pjesën e parë të ndeshjes pasi kishin shënuar 4 herë.

As pjesa e dytë nuk ndryshoi shumë tablonë, përveç faktit që vendasit nuk sulmuan më me furi, gjë që solli vetëm një tjetër gol nga ana e tyre, pas dhuratës së radhës të ekipit rrogozhinas. Kështu, Egnatia kthehet në Shqipëri me një thes me gola të pësuar, plot 5 të tillë, duke kthyer atë që mund të ishte një natë kualifikimi historik, në një natë turpërimi historik.

BREIDABLIK-EGNATIA 5-0

Thorseinson 15′ , 27′ Einarson 23′, 38′ , Omarson 69′

KOMENTI LIVE:

90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 5-0 të Breidablik.

90’+1’ Edhe Sota ndëshkohet me karton të verdhë.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

89’ Rrëmujë në zonën vendase pas një goditje këndi, asnjë nga futbollistët e Egnatias nuk ia del të gjuajë drejt portës.

83’ Një harkim nga e majta gjen Guindo, gjuajtja e të cilit me kokë është shumë e gabuar dhe larg katërkëndorit. (VIDEO)

75’ Edhe Xhemajli ndëshkohet me karton të verdhë.

73’ Uotlai, Ruçi dhe Guindo hyjnë në fushë në vend të Selmanit, Fernando dhe Bakajoko.

71’ Omarson ka një tjetër mundësi të shënojë në portën e Dajsinanit pas një vallëzimi mes mbrojtësve të Egnatias, por në fund ndalet nga portieri. (VIDEO)

69’ GOL BREDABLIK 5-0/ Nuk ndalen vendasit, duke përfituar nga hapësirat e lejuara nga rrogozhinasit, me Omarson i cili gjuan nga jashtë zonës dhe mposht Dajsinanin. (VIDEO)

65’ Leo Melo depërton në zonë nga e djathta. harkimi i tij kalon mbi traversën e portës vendase. (VIDEO)

62’ Thomsen tenton portën, Dajsinani është në pozicion.

59’ Provon të shënojë Egnatia me një skemë në goditje dënimi, Sota nuk ia del të devijojë para portës. (VIDEO)

57’ Presing i lartë i Grudës i cili devijon topin në këmbët e një mbrojtësi, por e çon në duart e portierit. (VIDEO)

52’ Start më agresiv i rrogozhinasve në pjesën e dytë, por pa arritur të krijojë raste para portës kundërshtare.

46’ Futbollisti i sapofutur ndëshkohet me të verdhë në radhët e rrogozhinasve.

46’ Pjesa e dytë nis me Leo Melon në fushë në vend të Jahaja në radhët e Egnatias.

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 4-0 për Breidablik.

45’+2’ Fernando i shtohet listës së lojtarëve të ndëshkuar me të verdhë.

45’+2’ Gunlaugson tenton portën pas një tjetër aksioni të shpejtë të vendasve, Dajsinani shmang golin e pestë. (VIDEO)

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Selmani ndëshkohet me karton të verdhë.

42’ Tetova nuk duron dot më dhe largon nga fusha Poçin, fajtor të disa prej golave të pësuar, duke aktivizuar Alijev.

42’ Fangaj ndëshkohet me karton të verdhë.

38’ GOL BREDABLIK 4-0/ Nuk ka fund shpërbërja e mbrojtjes së Egnatias! Dajsinani ndal një gjuajtje drejt portës por jo atë të dytën nga Einarson i cili çon shifrat në 4-0! (VIDEO)

35’ Gunlaugson gjen hapësirë dhe gjuan nga jashtë zonës, sfera nuk gjen portën e rrogozhinasve dhe shkon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

29′ Albano Aleksi është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë.

27′ GOL BREDABLIK 3-0/ Egnatia katranos gjithçka! Vendasit shënojnë edhe golin e tretë, pas gabimeve amatoreske në mbrojtje nga ana e rrogozhinasve. (VIDEO) 

23′ GOL BREDABLIK 2-0/ Tronditen kampionët e Egnatias, islandezët shënojnë edhe golin e dytë me anë të Einarson. (VIDEO) 

18′ Provon të kundërpërgjigjet Egnatia me Bakajokon, por sulmuesi i kampionëve të Shqipërisë nuk koordinohet siç duhet duke gjuajtur jashtë kuadratit.

15′ GOL BREDABLIK 1-0/ Zhbllokohet sfida, vendasit gjejnë avantazhin me anë të Thorsteinson, pas një kundërsulmi “vrastar”. (VIDEO) 

11′ Vendasit shfaqen më superiorë në këto minuta, por mungojnë rastet e rrezikshme.

7′ Mosmarrveshje në zonën e Bredablik, për pak sa nuk përfiton Egnatia, por vendasit marrin gjithçka nën kontroll.

5′ Start i qetë me të dyja skuadrat që kërkojnë të marrin frenat e lojës, por mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

cxvcxvcxvcxvcxv

PANORAMASPORT.AL