VIDEO/ Gabimet e të dyja mbrojtjeve vendosin sfidën në Ballsh, Bylisi me Teutën ndajnë pikët pas 2 golave të shënuar
Bylisi dhe Teuta ndajnë pikët në stadiumin “Adush Muçaj”.
Pjesa e parë nuk prodhoi shumë raste, por në të dytën ndryshoi gjithçka. Në minutën e 55-të, vendasit tundën rrjetën me Oforin, por pas rishikimit në VAR, Enea Jorgji e anuloi golin për pozicion jashtë loje. Goli i avantazhit erdhi nga Teuta në të 75-të nga Boçi i cili përfitoi nga gabimi i Brunos për të zhbllokuar ndeshjen.
Bylisi reagoi me Mustafa i cili gjithashtu përfitoi nga gabimi I mbrojtësit të Teutës për të rikthyer baraspeshën. Pas minutave të fundit të zjarrta ndeshja u mbyll në barazimin 1-1.
BYLIS 1-1 TEUTA
81′ Mustafa/ 75′ Boçi
NGJARJET KRYESORE
90’+5′ Mbyllet sfida në barazim!
90’+4′ Zela futet në lojë pas largimit të Tolit.
90’+3’ Përndreca e çon topin në zonë, por largohet me sukses nga Emiljano Vila. (VIDEO)
90’ Akordohen 5 minuta shtesë.
88’ Mustafa ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Jazxhi, Jorgji nuk e fal dhe i nxjerr të verdhin.
87′ Largohet Fadairo, Dobi i beson Çyrbjas.
81’ GOOOL BYLIS 1-1/ Sanogo kroson në zonë, Mustafa përfiton nga gabimi i pafalshëm i durrsakëve dhe rikthen baraspeshën. (VIDEO)
78’ Adeduro dhe Muktar Koxhi lënë fushën e lojës, ka minuta për Sanogon dhe Abdullahin.
75’ GOOOL TEUTA 0-1/ Dalja e parë e rrezikshme e durrsakëve, Boçi përfiton nga gabimi i Brunos dhe nga porta e boshatisur për të zhbllokuar ndeshjen. (VIDEO)
72’ Përndreca karikon të majtën e tij, Selmani bën një pritje fantastike. (VIDEO)
70’ Jazxhi dërgon topin në zonë, Florjan Përgjoni gjuan me kokë dhe topi shkon mbi traversë. (VIDEO)
69’ Portieri Vashu del jashtë portës dhe shkakton faull, merr karton të verdhë. (VIDEO)
68’ Malomo kërkon penallti pas një ndërhyje të gabuar të Kotobellit, Jorgji vijon lojën. (VIDEO)
66’ Te Teuta pretendojnë penallti, Arifi merr karton të verdhë për simulim. (VIDEO)
64’ Largohen Maçolli dhe Beshiraj, Dobi i beson Jurgens Olivera dhe Arifit.
55’-60′ Përndreca dërgon një top të mrekullueshëm në zonë, Ofori përfiton nga rasti dhe tund rrjetën e Selmanit. Më pas Jorgji shkon në VAR dhe e anulon golin për pozicion jashtë loje. (VIDEO) (VIDEO)
48’ Maçolli i nxjerrin topin Beshirajt, Përgjoni bën detyrën dhe e mbyll më së miri. (VIDEO)
47’ Harkim i ulët dhe i dobët nga Toli, mbyllet me lehtësi nga mbrojtja vendase. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë pa ndryshime!
45’+1’ Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të pa tundura.
45’ Akordohet 1 minutë shtesë.
38’ Përgjoni ndërhyn kundër Vilës, arbitri e ndëshkon me karton të verdhë. (VIDEO)
36’ Maçolli shkakton faull ndaj Muktar Koxhi, Jorgji i nxjerr kartonin e verdhë. (VIDEO)
32’ Ka një situatë mes Kotobellit dhe Mustafa, ka pretendim nga ana e miqve, por Jorgji vijon lojën. (VIDEO)
30’ Përndreca lëshon predhën, por topi shkon shumë larg dhe nuk ka kërcënim për portën e Selmanit. (VIDEO)
25’ Paralajmërimi i parë i Bylisit, Mustafa gjuan drejt portës, por përfundon mbi traversë. (VIDEO)
19’ Gabojnë lojtarët e të dyja skuadrave, s’po arrijnë të krijojnë asnjë aksion. (VIDEO)
13’ Kalojnë 13 minuta lojë dhe ende asnjë rrezik në portat respektive.
7’ Malomo harkon për Mustafa, ky i fundit gjuan me kokë, por topi shkon jashtë. (VIDEO)
6’ Minuta të qeta deri tani, asnjë rast flagrant nga skuadrat.
5’ Ofori ndëshkohet me karton të verdhë.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
Bylis: Vashu; Bruno, Kane, Përndreca, Adeduro, Mustafa, Malomo, Ofori, Koxhi, Marku, Përgjoni
Trajner: Mirel Josa
Teuta: Selmani; Zhongo, Jazxhi, Beshiraj, Boçi, Kotobelli, Përgjoni, Fadairo, Toli, Vila
Trajner: Enkelejd Dobi
PANORAMASPORT.AL













