VIDEO/ Gabim i rëndë teknik i gjyqtarëve Çelaj-Maletaj-Jorgji në ndeshjen Vora-Bylis, harruan rregulloren kur lejuan portierin të ikte nga fusha
Ndeshja mes Vorës dhe Bylisit ka shënuar një episod të pazakontë në pjesën e parë të saj, kur në minutat e fundit la fushën në mënyrë demonstrative portieri i ballshiotëve Zheremi Vashu.

Gardiani 31-vjeçar francez vendosi të braktiste ndeshjen dukë u larguar nga fusha e lojës pa sinjalizuar askënd. Ai hoqi dorashkat dhe në mënyrë demonstrative u largua nga fusha para pankinës ballshiote, hoqi bluzën dhe u fut në dhomat e zhveshjeve.
Gjyqtari kryesor Ermis Çelaj zbatoi rregulloren, duke i treguar atij kartonin e verdhë, pasi portieri ishte larguar pa leje nga katërkëndori. Por më pas, ai nuk zbatoi deri në fund rregulloren e lojës, të cilën me sa duket nuk ia kujtuan as gjyqtari i katërt Dorjan Maletaj dhe as ndërkombëtari Enea Jorgji i cili ishte në VAR.
Rregullorja parashikon se akordohet një goditje dënimi indirekte për ekipin kundërshtar kur lojtari del pa leje nga loja, siç ndodhi, pasi e vërteton kartoni i verdhë që ai mori. Por gjyqtari Çelaj dhe asistentët e tij nuk e zbatuan rregulloren në këtë mënyrë dhe lejuan portierin zëvendësues të Bylisit të rifillonte lojën me rivënie fundore.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL













