VIDEO/ Flamurtari merr 3 pikë të arta për mbijetesën, Bylisi shtanget sërish nga “makthi” i fazës së parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2025 | 23:55

VIDEO/ Flamurtari merr 3 pikë të arta për mbijetesën, Bylisi shtanget sërish nga “makthi” i fazës së parë

Flamurtari ka mposhtur Bylisin në Vlorë në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores.

bandicam 2025-11-07 16-59-58-499

Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Maksuti i cili tundi rrjetën për herë të tretë në këto javë. Madje ishte ai që i kishte shënuar dygolësh Bylisit në Ballsh. Futbollisti kthehet kështu në makthin e skuadrës së Josës.

Me këtë fitore, Flamurtari shkon në kuotën e 8 pikëve, por mbetet në vendin e 9-të ndërsa Bylisi mbetet në vendin e 6-të me 12 pikë.

BYLIS 0-1 FLAMURTARI

63′ Maksuti

NGJARJET KRYESORE

90’+6′ Mbyllet sfida, fiton Flamurtari!

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

89′ Sulovari ndëshkohet me karton të verdhë pas faullit ndaj Guido.

88′ Marku gjuan predhën nga mbi 30 metra, por topi ndalet nga traversa. I pafat në këto momente futbollisti dhe Flamurtari. (VIDEO)

86′ Moriero largon Nunjez dhe akivizon Ramanin.

82′ Koxhi i lë vendin Mustafa te Bylisi.

81′ Dy lëvizje te vlonjatët! Largohen Trashi dhe Maksuti, në lojë futen Marku dhe Guido.

78′ I dyti i ndëshkuar me karton të verdhë, Rusta nuk e fal Diavaran.

73′ Përndreca merr kartonin e parë të verdhë të ndeshjes.

72′ Largohen Malomo dhe Peralta, Josa aktivizon Sulovarin dhe Sanogo.

69′ Pretendim te Bylisi për një prekje me dorë në zonë. (VIDEO)

68′ Peralta i gjuan me dorë Veigës në fytyrë, Rusta nuk e sheh dhe vijon lojën. (VIDEO)

63′ GOOOL FLAMURTARI 0-1/ Trashi godet me të majtën por ndalet nga shtylla, topi kthehet pas dhe në rrëmujën e krijuar në zonë, Maksuti përfiton dhe gjen rrugën e rrjetës. (VIDEO)

60’ Trashi gjuan drejt zonës dhe aty gjen Maksutin, ky i fundit nuk përfiton nga mundësia për të tundur rrjetën e Vashu. (VIDEO)

57′ Asnjë rast konkret në pjesën e dytë, lojtarët qarkullojnë topin në mesfushë.

50′ Aksion i bukur nga vlonjatët, Oshafi del sërish në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

46′ Pjesa e dytë nis me ndryshime, del Ramirez futet Diavara.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë e lojës.

45’+2′ Trashi harkon drejt zonës dhe Oshafi godet me kokë, por topi përfundon jashtë. (VIDEO)

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Oshafi tenton të gjuajë me roveshatë, por nuk e shënjestron si duhet portën. (VIDEO)

40’ Peralta gjuan drejt portës, për Aleksovskin nuk ka asnjë vështirësi për të pritur topin. (VIDEO)

36’ Adeduro shkakton faull ndaj Ramirezit, Rusta ndalon lojën përkohësisht. (VIDEO)

30’ E pabesueshme çfarë humbet Flamurtari. Fillimisht Vashu ndal goditjen e Oshafit me kokë. Më pas është Murataj që tenton nga brenda zone, por topi i tij përfundon jashtë. Shpëton mirë Bylisi. (VIDEO)

25’ Përndreca futet në zonë dhe godet topin, por nuk arrin ta shënjestrojë si duhet kuadratin e Aleksovskit. (VIDEO)

19’ Peralta nxjerr një top të mirë në zonë, por nuk gjen asnjë shok të skuadrës aty.

17’ Peralta gjuan nga goditja e dënimit, topi pengohet nga muri mbrojtës dhe shkon drejt e në duart e Aleksovskit. (VIDEO)

14’ Trashi gjuan nga goditja e dënimit, Vashu del në kohë dhe grushton topin duke e hequr rrezikun nga zona e tij. (VIDEO)

10’ Bylisi tenton të dalë përpara, Kantakias iu prish aksionin dhe ia kalon topin portierit Aleksovski.

7’ Minuta të qeta nga skuadrat, lojtarët qarkullojnë topin në mesfushë.

1′ Nis ndeshja në Vlorë.

FORMACIONET ZYRTARE

Bylis: Vashu; Bruno, Kane, Peralta, Përndreca, Adeduro, Malomo, Muktar, Marku, Përgjoni, Ualison

Trajner: Mirel Josa

Flamurtari: Aleksovski; Urbaez, Ramirez, Murataj, Telushi, Veiga, Trashi, Oshafi, Nunesh, Kantakias, Maksuti

Trajner: Françesko Moriero

PANORAMASPORT.AL