VIDEO/ Fitore me shije të hidhur për Egnatian, Lushkja merr karton të kuq duke festuar golin e Grudës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2025 | 23:41

VIDEO/ Fitore me shije të hidhur për Egnatian, Lushkja merr karton të kuq duke festuar golin e Grudës

Egnatia ka siguruar një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampioneve duke mposhtur Breidablik në shtëpi. Nëse nga një anë ka gëzim për një avantazh minimal para ndeshjes së kthimit, nga ana tjetër te rrogozhinasit ndeshja la pak edhe një shije të hidhur.

bandicam 2025-07-08 23-01-59-274

Kjo, jo vetëm për shkak të dëmtimit të radhës të mbrojtësit Ndreca i cili la ndeshjen që në minutat e parë të sfidës. Rrogozhinasit humbën edhe një tjetër protagonist të rëndësishëm në fundin e duelit, teksa për ndeshjen e kthimit nuk do të ketë në dispozicion Regi Lushkjen.

Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes teksa po festonte golin e Grudës. Lushkja, i ndëshkuar me karton të verdhë për protesta gjatë takimit, ishte zëvendësuar, por ashtu si shokët e tij të stolit, shkoi të festonte me sulmuesin shkodran golin.

Por më pas, duke u kthyer në pankinë, gjyqtari iu afrua tij dhe lojtarëve të tjerë të pankinës që kishin hyrë në fushë për të festuar, duke u treguar kartonin e verdhë. Për Lushkjen ky ishte i dyti e kësisoj, fantazisti i Egnatias mori kartonin e kuq, duke humbur sfidën e kthimit përballë islandezëve.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL