VIDEO/ Fitore me drithërima, por në fund Fluminense nuk zhgënjen ndaj koreanëve dhe i nxjerr jashtë Botërorit të Klubeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2025 | 8:51

VIDEO/ Fitore me drithërima, por në fund Fluminense nuk zhgënjen ndaj koreanëve dhe i nxjerr jashtë Botërorit të Klubeve

Skuadra e Fluminense është konfirmuar si pretendente për të vazhduar më tej në Botërorin e Klubeve falë një suksesi të rëndësishëm kundër Ulsan HD të Koresë së Jugut, të cilin e ka mundur jo pa vuajtje me shifrat 4-2.

adssaddasdsadsada

Brazilianët kaluan të parët në avantazh me Arias, por Li dhe Um përmbysën gjithçka në fundin e pjesës së parë. Ndryshimet te Fluminense në pjesën e dytë bënë diferencën pasi të futurit në fushë Nonato e Keno, ashtu si dhe Frejtes, ishin vendimtarë duke shënuar e kthyer rezultatin në 4-2 për ekipin brazilian.

SHIH VIDEON

Në ndeshjet e fundit, Fluminense do të përballet me Mamelodi për një vend në turin tjetër, ndërsa Ulsan është matematikisht jashtë garës për vazhdimin në turne, ndaj do të luajë për “statistikë” kundër Borusia Dortmund.

KALENDARI DHE RENDITJET

PANORAMASPORT.AL