VIDEO/ Fitore e “rëndë” për Bylisin ndaj Teutës, ballshiotët i largohen fundit dhe zhytin më thellë durrsakët
Bylisi mposhti Teutën me rezultatin 1-0. Sfida për javën e 28-të të Superiores në Ballsh u vendos nga goli i Malomos në pjesën e parë.

Vendasit patën në kontroll sfidën dhe u treguan më kërkues, derisa arritën te goli. Edhe pse miqtë patën rastet e tyre, portieri Batista u tregua i vëmendshëm.
Një gol që jo vetëm kthen Bylisin te fitorja, por i jep 3 pikë mjaft të rëndësishme. Durrsakët ndërkohë e kanë humbjen e parë me Bledar Hodon në krye.
Tashmë skuadra e Mezanit ka vendin e gjashtë me po aq pikë sa Laçi. Teuta e Hodos mbetet në vendin e tetë me 3 pikë më pak.
BYLIS 1-0 TEUTA
52′ Malomo
NGJARJET KRYESORE
90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Bylisit.
90’+5’ Syla dhe Përndreca hyjnë në fushë në vend të Malomos dhe Peraltës.
90’+4’ Goditje dënimi për Teutën që harkohet në zonë, Batista del dhe mbërthen sferën.
90’+1’ Boçi harkon në zonë, Batista pret në pozicion pa u shqetësuar.
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
90’ Edhe Demirçani ndëshkohet me të verdhë për një faull.
89’ Vila ndëshkohet me karton të verdhë.
86’ Sulovari merr vendin e Ruçit në radhët e Bylisit.
83’ Toma del nga loja për t’i bërë vend Demirçanit në radhët e Teutës.
78’ Torraj dhe Mingo hyjnë në fushë në vend të Arifit dhe Gjinollarit në radhët e Teutës.
73′ Batista i mohon golin Maçollit nga goditja e dënimit. (VIDEO)
70′ Largohet Berko dhe aktivizohet Mustafa te Bylisi.
68′ Largohet Peposhi dhe aktivizohet Çyrbja, ndërsa Kapllani merr vendin e Beshirajt.
67′ Karton i verdhë për Berkon pas ndërhyrjes ndaj Kotobellit, teksa te Teuta kërkojnë kartonin e kuq. (VIDEO)
66′ Ka tension në fushë mes dy skuadrave, ndërsa një nga lojtarët e Bylisit kishte nevojë për ndihmë mjekësore.
65′ Berko nuk godet si duhet me kokë. Gjuajtja e tij në zonë përfundon jashtë. (VIDEO)
62′ Aksion i rrezikshëm nga ana e Teutës. Fillimisht askush nuk përfiton nga krosimi, teksa më pas portieri Batista kontrollon topin e goditur nga Toma. (VIDEO)
61′ Kamara shkakton faull dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
57′ Berko fiton një faull në pozicion të favorshëm. Goditja e Mahmutit ndalet te muri mbrojtës. (VIDEO)
52′ GOOOL! Bylis 1-0 Teuta/ Festojnë vendasit. Malomo dërgon topin në rrjetë, pas goditjes së saktë me kokë. (VIDEO)
52′ Tafas devijon topin me vështirësi në këndore.
50′ Bylis nuk e shfrytëzon si duhet goditjen e dënimit. Tafas kontrollon pa problem.
46′ Nis pjesa e dytë.
45+1′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-0.
45+1′ Bylisi flirton me golin në fundin e pjesës së parë. (VIDEO)
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
42′ Teuta nis të tregohet më kërkuese në minutat e fundit të pjesës së parë. Kështu fiton metra në mesfushën kundërshtare.
37′ Bylisi ka qarkullimin e topit. Rastet mungojnë nga të dyja skuadrat.
31′ Ruçi dhe Boçi marrin ndihmën e stafit mjekësor pas përplasjes në mesfushë. (VIDEO)
26′ Jazxhi pranë golit pasi godet me kokë. Batista tregohet vendimtar me pritjen e tij. (VIDEO)
23′ Karton i verdhë për Kane te Bylisi.
21′ Maçolli ndëshkohet me karton të verdhë te Teuta.
20′ Bylisi disi më kërkues në këto minuta. Në anën tjetër është Teuta që tregohet e vëmendshme.
16′ Top i fortë nga Peposhi, që kërkoi të gjente Tomën. Aksion që mund të rezultonte i rrezikshëm për Teutën.
15′ Inkursioni i Kamaras në krahun e djathtë të sulmit, ndalet me faull nga Gjinollari. Nga goditja e dënimit, topi i hedhur në zonë kontrollohet nga portieri i Teutës. (VIDEO)
12′ Peralta tenton të surprizojë portierin Tafas. Topi i Peraltës përfundon jashtë.
12′ Tjetër rast për vendasit. Këtë herë goditja e Malomos devijohet në këndore. (VIDEO)
8′ Ruçi godet me të djathtën. Tafas tregohet i vëmendshëm duke larguar topin. (VIDEO)
5′ Këndore në favor të Teutës. Harkim i ulët dhe vendasit largojnë pa problem. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja në Ballsh.
FORMACIONET ZYRTARE
Bylis: Batista, Bruno, Mahmuti, Ruçi, Peralta, Abazaj, Marku, Kane, Berko, Malomo, Kamara
Trajner: Gentian Mezani
Teuta: Tafas, Peposhi, Jazxhi, Kotobelli, Gjinollari, Vila, Maçolli, Boçi, Arifi, Toma, Beshiraj
Trajner: Bledar Hodo
PANORAMASPORT.AL













