VIDEO/ Fitore e rëndë e Partizanit në Kupë, mund Elbasanin mes kaosit dhe kontestimeve në ndeshjen e rasteve të humbura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2026 | 23:59

VIDEO/ Fitore e rëndë e Partizanit në Kupë, mund Elbasanin mes kaosit dhe kontestimeve në ndeshjen e rasteve të humbura

Elbasani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Kupën e Shqipërisë duke mundur në transfertë në ndeshjen e parë Elbasanin me rezultatin 1-0.

bandicam 2026-02-11 18-24-55-439

Pjesa e parë foli thuajse vetëm për të kuqtë të cilët shpërdoruan një mori rastesh për të shënuar duke humbur mundësi të shkëlqyer para Janaçek. Elbasani rregulloi lojën sulmuese në pjesën e dytë, teksa iu afrua më shumë golit si dhe goditi edhe shtyllën.

Por në fundin e sfidës, me skuadrat të cilin ishin shumë të shtrira në fushë, Skuka u pengua nga Kasa me gjyqtarin i cili fillimisht akordoi faull jashtë zone e më pas penallti. Skuka nuk gaboi nga pika e bardhë, duke shënuar golin që i dha fitoren minimale skuadrës së tej në ndeshjen e parë, mes kontestimeve të ekipit vendas.

ELBASANI-PARTIZANI 0-1
90’+3′ Skuka

NGJARJET KRYESORE

90’+9’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Partizanit.

90’+8’ Bunjaku depërton mirë në të majtën, gjuajtja e tij nuk gjen portën.

90’+5’ Qirko shpëton të kuqtë pas një goditje dënimi të Diallo, të harkuar direkt në portë. (VIDEO)

90’+3’ GOOOL PARTIZANI! Shënon Suka me penallti. (VIDEO)

90’+2’ Nuk ka fund kaosi në stadium pasi gjyqtari nxjerr me të kuq pjesëtarët e stafit të Elbasanit për protesta, mes të cilëve edhe Gvozdenoviç i cili nuk pranon të largohet nga fusha fillimisht.

87’-89’  Momente kaosi në fushë pasi A. Kasa ndal në mënyrë të parregullt Skukën e nisur drejt zonës. Gjyqtari jep fillimisht faull jashtë zonës, pastaj sinjalizon penallti mes protestave ndërsa nxjerr me të dytin e verdhë Kasën duke lënë Elbasanin me 10. (VIDEO)

86’ Një harkim nga e majta gjen Lleshin, i cili gjuan me kokë duke çuar sferën jashtë.

85’ Pas një harkimi në zonë, Buxhelaj me kokë tenton të mposhtë Janaçek por ndalet nga Olberkis, ndërsa më pas Murataj fluturon sferën mbi traversë. (VIDEO)

85’ Lleshi ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Qirkos.

83’ Hjumën i lë vendin në fushë Shabanit në radhët e Partizanit.

82’ Predhë nga distanca e Lajthisë, Qirko devijon dhe më pas sfera përplaset në shtyllë dhe shkon jashtë. (VIDEO)

78’ Bunjaku, Lleshi dhe Qose hyjnë në fushë në vend të K. Kasa, Ibrahim dhe Tsague në radhët e Elbasanit.

78’ Tsague gjuan brenda zonës, Qirko del e mbërthen sferën e devijuar para Boje.

74’ Pas një goditje këndi, Sembene gjuan me kokë por gjen bllokimin e mbrojtjes vendase.

69’ Një tjetër rast i pabesueshëm i humbur, këtë herë nga Lajthia i cili pak hapa larg portës çon sferën jashtë në anën tjetër. (VIDEO)

67’ Skuka hyn në fushë në vend të Tomës në radhët e Partizanit.

65’ Lajthia kërkon një goditje të pamundur nga distanca, sfera shkon shumë larg portës.

64’ Sembene ndëshkohet me të verdhë për një ndalim të Tsague.

63’ Hjumën gjen Buxhelajn në të majtën, gjuajtja e këtij të fundit bllokohet nga mbrojtja.

62’ Atanaskoski harkon nga e majta, topi shkon direkt në duart e Janaçek.

57’ Qaka, Isgandarli dhe Sidibe lënë fushën e lojës, për t’i bërë vend Muratajt, Atanskoskit dhe Kontreras në radhët e Partizanit.

54’ Tsague provon në kufijtë e zonës, gjuajtja e tij shkon në duart e Qirkos. (VIDEO)

49’ Tsague del në të majtën dhe gjuan, sfera shkon në rrjetën e jashtme pas devijimit. Por sulmuesi ishte në pozicion jashtë loje.

46’ Diallo dhe Boje hyjnë në fushë në vend të Loukilit dhe Azemoviç në radhët e Elbasanit.

45’+5’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+2’ Isgandarli ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Lilës.

45’+1’ Manellari provon me një gjuajtje të fortë nga e majta, sfera shkon jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Përsëri rast i humbur nga Partizani me Hjumën, i cili gjen Olberkis në rolin e portierit. (VIDEO)

43’ Isgandarli gjuan në mënyrë të gabuar para portës, por ishte gjithsesi në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

42’ Sidibe nis një tjetër pasim të mirë për Hjumën, i cili nuk ia del të gjuajë topin para Janaçek. (VIDEO)

40’ Loukili provon me një goditje dënimi nga pranë zonës, por sfera kalon mbi traversën e portës së Qirkos. (VIDEO)

38’ Qaka ndëshkohet me të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt Ibrahim.

37’ Gjuajtje nga distanca e Hjumën, sfera devijohet në këndore. (VIDEO)

36’ Hjumën merr topin në qendër, gjuan me forcë por gjen përgjigjen e Janaçek i cili shpëton portën. (VIDEO)

35’ Loukili dhe Manellari kombinojnë në të majtën, në fund është Qirko i cili kontrollon gjithçka. (VIDEO)

29’-32’ Gjyqtari vendos të ndalojë ndeshjen për shkak të fyerjeve kundër trajnerit të Partizanit, Oltijon Kërnaja, me tifozët vendas që nuk pyesin as për kapitenin e tyre Kasa i cili shkon t’u flasë si dhe lajmërimin me altoparlant. (VIDEO)

26’ A. Kasa ndëshkohet me të verdhë.

24’ Një pasim i Loukilit nga e djathta gjen në anën tjetër Manellarin i cili gjuan por gjen përgjigjen e Qirkos. (VIDEO)

21’ Sidibe shpërthen nga e djathta mes mbrojtësve, pason në qendër ku Hjumën gabon vetëm një hap larg portës së boshatisur. Të kuqtë kërkojnë penallti për faull gjatë aksionit, por gjyqtari pasi dëgjon sugjerimin nga VAR, bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

16’ Lajthia shfaqet mirë nga e djathta duke gjuajtur në shtyllën e parë ku Qirko është i vëmendshëm. (VIDEO)

12’ Toma hyn në zonë dhe gjuan duke vënë në vështirësi Janaçek i cili kontrollon në dy kohë goditjen e tij.

10’ Buxhelaj nga e majta harkon në të djathtën, gjuajtja e Sidibe në kufijtë e zonës shkon direkt në duart e Janaçek. (VIDEO)

8’ Loukili zbret në një kundërsulm të shpejtë në të majtën, gjuajtja e tij devijohet dhe shkon lehtësisht në duart e Qirkos. (VIDEO)

5’ Hjumën godet nga jashtë zonës në ecje e sipër, gjuajtja është qendrore dhe shkon në duart e Janaçek. (VIDEO)

3’ Hjumën depërton në zonën e Elbasanit dhe thuajse ia del të gjuajë, me Azemoviç i cili i heq sferën duke e çuar në këndore.

1’ Nis dueli në ”Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

ELBASANI: Janaçek, Olberkis, Azemoviç, Lila, K. Kasa, A. Kasa, Ibrahim, Manellari, Lajthia, Loukili, Tsague

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

PARTIZANI: Qirko, Bytyçi, Sembene, Kola, Buxhelaj, Qaka, Ismaili, Sidibe, Hjumën, Isgandarli, Toma.

Trajner: Oltijon Kërnaja

PANORAMASPORT.AL