VIDEO/ “Fiket” Vllaznia, Bylisi e ndal në Shkodër pa trajner dhe alternativa në pankinë
Vllaznia dhe Bylisi janë ndarë në një barazim 1-1 në Shkodër, në një sfidë e cila konfirmon krizën e thellë të shkodranëve të cilët nuk ia dolën të merrnin tre pikët në fushën e tyre as përballë një ekipi i cili kishte vetëm 6 lojtarë në pankinë, si dhe iu ndëshkua trajneri Josa me të kuq në pushimin e ndeshjes.

Shkodranët kërkuan golin më shumë, ndonëse rastet ishin me pikatore, teksa ballshiotët kishin vendosur vetëm të kundërsulmonin në këtë sfidë. Avantazhi i kuqebluve erdhi me një kryevepër të Kallakut në pjesën e parë.
Por në të dytën, Bylisi ia doli të ndëshkonte pavëmendjen e vendasve, për të barazuar shifrat. Më pas loja foli për Vllazninë, por munguan gjuajtjet drejt portës së mbrojtur nga Vashu e kësisoj, sfida u mbyll me një barazim 1-1.
Vllaznia çon në 5 numrin e ndeshjeve radhazi pa fitore që e kanë larguar ndjeshëm nga kreu, kurse Bylisi merr një pikë të vlefshme sidomos për moralin në luftën për mbijetesë.
VLLAZNIA-BYLIS 1-1
38′ Kallaku / 55′ Mustafa
NGJARJET KRYESORE
90’+7’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.
90’+4’ Sanogo ndëshkohet me karton të verdhë pasi bllokon një goditje dënimi të Gurishtës.
90’+3’ Përgjoni i lë vendin Malomos në radhët e Bylisit.
90’+2’ Kubazi ka një mundësi të artë për të shënuar pasi Bismark dhe Krymi bëjnë spondë në zonë. Aksioni bëhet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje.
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
90’ Kubazi merr vendin e Kastratit në radhët e Vllaznisë.
89’ Sanogo niset në sulm në të majtën por pastaj gabon kontrollin në zonë dhe shpërdoron mundësinë për të gjuajtur.
83’ Bismark e tepron me protestat dhe ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO)
80’ Abdullahi dhe Uallison hyjnë në fushë në vend të Koxhi dhe Mustafa në radhët e Bylisit.
78’ Mustafa pason për Koxhi i cili është i vetëm në të majtën, por gjuan në mënyrë të gabuar duke çuar sferën në duart e Pohls. (VIDEO)
76’ Një top në thellësi gjen Kallakun në të djathtën, por mesfushori nuk kontrollon topin që i shpëton dhe shkon në fundore.
73’ Gurishta harkon një goditje dënimi në zonë, Pusi provon me kokë por çon sferën në duart e Vashu.
66’ Zbritje e shpejtë e shkodranëve, ku Kastrati gjen Muratajn. Gjuajtja e këtij të fundit shkon në duart e Vashu. (VIDEO)
65’ Mala dhe Jago lënë fushën për t’i bërë vend Kuros dhe Bismark në radhët e Vllaznisë.
63’ Përgjoni shfaqet në kundërsulm në anën tjetër, por gabon në pasimin e fundit.
62’ Kastrati merr një top në thellësi në të djathtën, Vashu del dhe me këmbë largon rrezikun.
58’ Sango merr vendin e Kamara në radhët e Bylisit.
55’ GOOOL BYLISI! Kamara ul mirë topin në qendër për Mustafa i cili gjuan dhe befason Pohls duke barazuar shifrat. (VIDEO)
54’ Balaj shkon deri në zonë por pastaj gabon pasi as nuk gjuan e as nuk pason.
53’ Gurishta ndëshkohet me karton të verdhë.
51’ Mustafa del në sulm në të majtën dhe provon me një diagonale shumë të lehtë që nuk shqetëson Pohls. (VIDEO)
46’ Pjesa e dytë nis me Muratajn dhe Pusin në vend të Qatos dhe Bajramit në radhët e Vllaznisë. Ndërkohë trajneri Josa është ndëshkuar me karton të kuq gjatë pushimit të ndeshjes.
45’+2’ Mbyllet pjesa e parë më avantazhin 1-0 të Vllaznisë.
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
45’ Jago jep topin në të majtën drejt Malës, harkimi i këtij të fundit nga fundorja është shumë i gabuar.
44’ Pas një goditje këndi të Bylisit, Ofori gjuan me kokë por nuk gjen portën e shkodranëve. (VIDEO)
42’ Gjuajtje e Koxhi nga distanca, sfera shkon në duart e Pohls.
40’ Tension në fushë mes skuadrave pas një përplasje mes Mustafa dhe Bajramit. Të dy përfundojnë të ndëshkuar me të verdhë nga kryesori. (VIDEO)
38’ GOOOL VLLAZNIA! Kallaku ekzekuton në mënyrë spektakolare një goditje dënimi që mposht Vashu. (VIDEO)
30’ Zbritje e shpejtë e Kastratit pas një pasimi të artë të Qatos, Vashu del në këmbët e tij dhe devijon sferën. (VIDEO)
28’ Kallaku gjuan nga distanca, sfera devijohet dhe shkon në duart e Vashu.
25’ Provon të shfaqet përpara edhe Bylisi me një gjuajtje nga e djathta të Mustafa, e cila shkon jashtë.
18’ Dominim i plotë në mbajtjen e topit nga Vllaznia që kërkon të gjejë shpejt golin, po ka pak hapësira para Vashu.
13’ Kastrati harkon në zonë nga e djathta, Jago në shtyllën e dytë vetëm prek topin me kokë pa e kthyer drejt portës.
9’ Gjuajtje e Jago drejt portës që bllokohet nga mbrojtësit, më pas është Mala i cili provon dhe çon sferën në duart e portierit Vashu. (VIDEO)
5’ Kastrati gjen Jagon në të majtën, prekja e tij mbi portierin kalon edhe mbi traversën e portës ballshiote. (VIDEO)
2’ Koxhi shfaqet në zonë dhe gjuan rrufeshëm, por një devijim çon sferën jashtë katërkëndorit të Pohls. (VIDEO)
1’ Nis dueli në “Loro Boriçi”.
FORMACIONET ZYRTARE
Vllaznia: Pohls; Gurishta, Bajrami, Celikoviç, Jago, Krymi, Qato, Kallaku, Kastrati, Balaj, Mala
Trajner: Edi Martini
Bylis: Vashu; Bruno, Kane, Përndreca, Adeduro, Kamara, Mustafa, Ofori, Koxhi, Marku, Përgjoni.
Trajner: Mirel Josa
PANORAMASPORT.AL













