VIDEO/ Emocione dhe drithërima deri në fund, Tirana merr një pikë përballë Teutës në ndeshjen e “protestës”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2025 | 23:45

VIDEO/ Emocione dhe drithërima deri në fund, Tirana merr një pikë përballë Teutës në ndeshjen e “protestës”

Teuta dhe Tirana kanë ndarë pikët në barazimin 1-1 në Durrës, në një sfidë që dhuroi emocione deri në sekondat e fundit, por edhe një protestë të pazakontë.

bandicam 2025-12-13 21-32-34-039

Bardheblutë gjetën golin me Ndong që në start, por u barazuan më pas nga një penallti e Beshirajt, në shenjë proteste ndaj të cilës vonuan edhe kthimin në fushë për pjesën e dytë të takimit.

Më pas rastet për të shënuar i kishte Teuta, e cila shpërdoroi disa mundësi të mira, përfshirë edhe një shtyllë në minutat shtesë. Por në fund dy skuadrat ndanë pikët, në një rezultat që u shërben më shumë për moralin bardhebluve, pasi nuk ndryshon gjë për renditjen.

TEUTA-TIRANA 1-1
31′ (p) Beshiraj / 4′ Ndong

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’+4’ Pas një goditje dënimi, Jazxhi gjuan dhe gjen shtyllën, ndërsa më pas është Zhongo i cili gjuan por është Tafas ai i cili shpëton bardheblutë. (VIDEO)

90’+4’ Haxhiu i lë vendin ën fushë Mehmetit.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

87’ Teuta kërkon prekje topi me dorë në zonë pas një gjuajtje të Kotobellit nga e djathta. (VIDEO)

86’ Tare merr vendin e Falaje në radhët e Tiranës.

84’ Jazxhi dhe Kuqi hyjnë në fushë në radhët e Teutës në vend të Tolit dhe Arifit.

77’ Myszor merr vendin e Fadairo në radhët e Teutës.

68’ Marku nis një gjuajtje që kthehet në asist për Falaje, sulmuesi shfaqet i vetëm para Selmanit e nuk ia del ta kalojë atë, duke shkaktuar më pas faull. (VIDEO)

67’ Meta i lë vendin në fushë Karabecit në radhët e Tiranës.

66’ Maçolli dhe Jurgens i lënë vendin në fushë Torrajt dhe Votlait në radhët e Teutës.

64’ Kotobelli provon nga jashtë zonës, Vera devijon sferën në këndore. (VIDEO)

59’ Ismajli ndëshkohet me të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt Ismajlin.

56’ Ndong nxjerr Haxhiun mirë në të majtën, kapiteni i Tiranës shtyn shumë topin dhe e çon në duart e Selmanit. (VIDEO)

53’ Përsëri Beshiraj, këtë herë në të djathtën me një gjuajtje që nuk gjen portën.

50’ Beshiraj nga e majta harkon në shtyllën e dytë te Fadairo i cili as nuk gjuan e as nuk pason për shokët e skuadrës.

49’ Falaje gjuan nga jashtë zonës, nuk gjen portën e Selmanit.

47’ Kartoni i parë i verdhë i ndeshjes i përket Arifit.

46′ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.

Ora 20:42 – Lojtarët e Tiranës dalin në fushë pasi vendoset rifillimi i sfidës nga bardheblutë.

Ora 20:40 – Lojtarët e Teutës, pasi dolën për disa minuta për të bërë nxemjen, janë kthyer pranë pankinës, në pritje të udhëzimeve.

Ora 20:37 – Tirana refuzon të dalë në fushën e lojës në shenjë proteste ndaj vendimeve të gjyqtarit.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1-1.

45’+2’ Haxhiu nga e majta harkon në zonë, por çon sferën në duart e Selmanit.

45′ Jepen 2 minuta shtesë.

41’ Goditje këndi për Teutën që shton presingun, mbrojtja bardheblu largon me vështirësi.

33’ Beshiraj gjen Arifin me një harkim perfekt nga e djathta, sulmuesi ndalet në momentin vendimtar nga Tafas. (VIDEO)

31’ GOOOL TEUTA! Shënon Beshiraj me penallti. (VIDEO)

28’ Jurgens rrëzohet në zonë pas një kontakti me Lleshin dhe gjyqtari Barjamaj nuk heziton të bëjë shenjë nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

24’ Tirana gjen përsëri golin me anë të një kundërsulmi, të finalizuar nga Falaje, asistenti sinjalizon për pozicion jashtë loje dhe sistemi VAR e konfirmon. (VIDEO)

bandicam 2025-12-13 19-56-54-533

22’ Dominim i plotë i mbajtjes së topit nga Teuta, durrsakët nuk gjejnë hapësira për të gjuajtur në portën e Tafas.

16’ Beshiraj nga e djathta merr fundoren, por del me gjithë topin jashtë.

12’ Harkime radhazi të Teutës në zonë pasi kërkon një barazim të shpejtë.

9’ Kotobelli e Beshiraj tentojnë në zonë pas një goditje dënimi, sfera devijohet jashtë nga Lleshi. (VIDEO)

4’ GOOOL TIRANA! Ndong nis një kundërsulm me Falaje, merr pasimin në zonë dhe finalizon në portën e durrsakëve të befasuar nga ky gol i shpejtë. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Niko Dovana”.

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA: Selmani, Zhongo, Macolli, Beshiraj, Jurgens, Kotobelli, Pergjoni, Fadairo, Arifi, Toli, Vila

TRAJNER: Enkeleid Dobi

TIRANA: Tafas, Vera, Ndong, Lleshi, De Freitas, Haxhiu, Marku, Falaje, Tabekou, Meta

TRAJNER: Ardijan Nuhiju

PANORAMASPORT.AL