VIDEO/ Eliminim me kokën lart, Dinamo e Ilir Dajës e mbyll me barazim aventurën në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2025 | 0:06

VIDEO/ Eliminim me kokën lart, Dinamo e Ilir Dajës e mbyll me barazim aventurën në Ligën e Konferencës

Dinamo e ka mbyllur me barazim 1 me 1 aventurën në arenën Europiane, teksa u eliminua nga polakët e Jagiellonias, pas disfatës 3 me 0 në duelin e parë. Blutë e Ilir Dajës largohen me kokën larg nga ky kompeticion, duke bërë një përfaqësim dinjitoz, pavarësisht se përballë kishin rivalë shumë të vështirë në letër.  

bandicam 2025-08-28 22-40-51-596

Për skuadrën e Dinamos, golin e vetëm e shënoi Bregu në minutën e 68-të, ndërkohë që për miqtë barazoi greku Rallis në minutën e 79-të. 

Skuadra shqiptare e dominoi duelin e sotëm, por mungoi saktësia para portës. Tashmë fokusi i dinamovitëve, do të jetë i gjithi në elitën e futbollit shqiptar.  

FT: DINAMO-JAGIELLONIA 1-1

Bregu 68′ / Rallis 79′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet sfida! 

90+2′ Mundësi e artë për Dinamon, për të gjetur golin e dytë, por fati nuk është me blutë në këto momente. (VIDEO) 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

88′ Momente tensioni, ka përplasje mes lojtarëve në fushën e lojës. (VIDEO) 

84′ Zëvendësim i fundit te Dinamo, largohet Karamba, vendin e tij e merr Ferruku.

80′ Bruno Dita ndëshkohet me karton të verdhë për protasta.

79′ GOL JAGIELLONIA 1-1/ Vendoset baraspesha në “Air Albania”, blutë e Ilir Dajës pësojnë gol naiv. Greku Dimitris Rallis gjen rrugën e rrjetës. (VIDEO) 

75′ Pranë golit të dytë Dinamo, pas një aksioni të bukur nga e majta, por nuk finalizohet siç duhet nga Hekuran Berisha. (VIDEO) 

72′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Pietuszevski për ndërhyrje të gabuar ndaj Nanit.

68′ GOOOOOL DINAMO 1-0/ Zhbllokohet më në fund sfida, Dejvi Bregu tund rrjetën e Abramoviç. Blutë marrin zemër. Fantastik vlonjati (VIDEO) 

62′ Tre zëvendësime te Dinamo, largohen Meksi, Beqja dhe Vila, në lojë, Maliqi, Dita dhe Hekuran Berisha.

59′ Bregu rrëzohet brenda zonës dhe kërkon penallti, por gjyqtari gjeorgjian vazhdon lojën. (VIDEO)

57′ Pritje spektakolare, portieri Abramoviç i mohon golin Dejvi Bregut. (VIDEO) 

55′ Dinamo kërkon të gjejë golin e avantazhit, por mungojnë rastet e rrezikshme në portën kundërshtare.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

41′ Dejvi Bregu provon me një gjuajtje nga distanca me të majtën, por topi shkon mbi kuadrat. (VIDEO) 

40′ Drachal ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Nanit.

37′ Zëvendësim i detyruar te Dinamo, largohet Qefalija i dëmtuar, vendin e tij e merr Qardaku.

36′ Pululu gjen rrugën e rrjetës, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Dukshëm më i avancuar. (VIDEO) 

33′ Tjetër moment delikat në portën e Dinamos, trajneri Daja kërkon faull, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt. (VIDEO) 

28′ Dejvi Bregu ndëshkohet me karton të verdhë për faull në mesfushë.

25′ Shans i artë për Dinamon, me Lorenco Vilën, që nuk koordinohet siç duhet në afërsi të zonës së portierit. (VIDEO) 

17′ Shpëton për mrekulli porta e Dinamos, vendimtare ndërhyrja e Aldo Teqjas, që i mohon golin miqve. (VIDEO) 

13′ Tenojnë miqtë me japonezin Kobajashi, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit. (VIDEO) 

10′ Minuta të mira për Dinamon që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Jagiellonias.

5′ Duele të shumta në mesfushë, skuadra e Ilir Dajës, kërkon të marrë frenat e lojës.

1′ Pranë golit Dinamo me Nanin, tentativa e tij me kokë shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO) 

1′ Starton sfida.

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO: Teqja, Meksi, Beqja, Aliji, Lorran, Nani, Qefalija, Karamba, Berisha, Bregu, Vila.
Trajner: Ilir Daja

JAGIELLONIA: Abramovic, Vojtushek, Vital, Kobajashi, Vdovik, Pozo, Flash, Drashal, Prip, Pululu, Imaz.
Trajner: Adrian Siemieniec

dfgfgdgdfdgfdgfdgfdgf

PANORAMASPORT.AL