VIDEO/ Elbasani vazhdon të turpërohet nga fundi i tabelës, Tirana siguron mbijetesën mes kaosit dhe dhunës
Tirana ka mposhtur Elbasanin me rezultatin 1-3, ndërsa ndeshja ishte e vlefshme për javën e fundit të Abissnet Superiore. Ky takim i siguroi mbijetesën Tiranës, që me Orges Shehin në krye e mbyll në vendin e gjashtë.

Tirana nuk e vendosi asnjëherë në diskutim fitoren, ndërsa kaosi dhe dhuna nuk munguan duke parë Juxhin Xhajën që ta ndërpresë sfidën disa herë. Fillimisht Mysloviç, më pas Haxhiu dhe Tabeku ishin ata që i siguruan fitoren e parë bardhebluve ndaj klubit të AF Elbasanit.
Verdheblutë ndërkohë panë vetëm Arsen Kasën të shënonte një gol, por që nuk solli ndryshimin e fatit të sfidës. Ekipi i Ivan Gvozdenoviç i ka çuditur të gjithë në fundin e kampionatit, pasi regjistroi tre humbje me plot 9 gola të shënuar nga Vora, Bylisi dhe Tirana.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
ELBASANI 1-3 TIRANA
90′ Kasa – 7′ Mysloviç, 49′ Haxhiu, 90+6′ Tabeku
NGJARJET KRYESORE
MBYLLET NDESHJA, ELBASANI 1-3 TIRANA
90+15′ Bekaj ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa te Tirana.
90+6′ GOOOL/ Elbasani 1-3 Tirana/ Tabeku mbyll llogaritë e sfidës. (VIDEO)
90′ GOOOL! Elbasani 1-2 Tirana/ Rihapet ndeshja. Arsen Kasa dërgon topin në rrjetë. (VIDEO)
82′ Ndeshja rinis pas 16 minutave ndërprerje.
66′ Ndërpritet ndeshja. Goditet gjyqtari Juxhin Xhaja dhe vendos të shkojë në dhomën e zhveshjes. (VIDEO)
64′ Boje tenton supergolin tek Elbasani me rastin e parë të rrezikshëm. Ia mohon Bekaj që e dërgon topin në këndore. (VIDEO)
57′ Diallo merr vendin e Lilës tek Elbasani.
54′ Musta ndëshkohet me karton të verdhë tek Elbasani.
49′ GOOOL! Elbasani 0-2 Tirana/ Haxhiu dyfishon shifrat, bardheblutë të papërmbajtshëm. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë.
45+4′ Mbyllet pjesa e parë, Elbasani 0-1 Tirana.
45′ Akordohen 4 minuta shtesë.
45′ Karton i verdhë për Arsen Kasën tek Elbasani.
43′ Tabeku largon topin e harkuar, ndërsa Elbasani fiton goditje këndi. (VIDEO)
40′ Lajthia nuk e godet si duhet topin me kokë. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
38′ Haxhiu i Tiranës tenton nga një pozicion i pamundur. Topi përfundon jashtë.
26′ Pretendime për penallti tek Elbasani. Boje rrëzohet në zonë, ndërsa reklamon kontakt me Halilin. Për gjyqtarin është çdo gjë e rregullt. (VIDEO)
21′ Sërish probleme me tifozerinë e Elbasnait. Alvarez ia del më pas të ekzekutojë goditjen e këndit.
16′ Ka probleme me tifozerinë verdheblu dhe për këtë ndeshja ndërpritet për një moment. Juxhin Xhaja paralajmëron zyrtarët e vendësve.
7′ GOOOL! Elbasani 0-1 Tirana/ Shtangen verdheblutë, Mysloviç shënon supergol. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja.
FORMACIONET ZYRTARE
ELBASANI: Totoshi; Olberkis, Loukili, Lajthia, Abas, Kasa, Manellari, Ze Gomesh, Musta, Boje, Lila
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
TIRANA: Bekaj; Vera, Ndong, Mysloviç, Rafa, Alvarez, Haxhiu, Halili, Tabeku, Kreshiç, Mehmeti
Trajner: Orges Shehi
PANORAMASPORT.AL













