VIDEO EKSKLUZIVE/ Fundi i Kamzës, Bashkia pasi shkriu ekipin e futbollit shkatërron edhe stadiumin. Vendos të ndërtojë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2025 | 23:49

VIDEO EKSKLUZIVE/ Fundi i Kamzës, Bashkia pasi shkriu ekipin e futbollit shkatërron edhe stadiumin. Vendos të ndërtojë…

Bashkia e Kamzës ka vendosur që të shkatërrojë stadiumin, i cili do të kthehet në objekt të ri për vetë bashkinë dhe po ashtu parkim.

Screenshot 2025-09-22 152519

“Panorama Sport” ka siguruar video dhe foto nga fillimi i punimeve. Bashkia merr kështu këtë vendim disa vite pasi shkriu ekipin e futbollit.

Malorja për Kamzën filloi në vitin 2019. Asokohe Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF vendosi ta përjashtonte klubin në fjalë nga Superiorja, pas ngjarjeve të dhunshme në sfidën me Laçin.

Screenshot 2025-09-22 152419

Qyteti që vendoset në veriperëndim të Tiranës merr kështu një goditje të rëndë. Fusha e futbollit prej kohësh nuk shfrytëzohej, ndërsa tashmë iu hap rruga edhe fillimit të punimeve për projektin e ri.

Fillimi i punimeve: (VIDEO)

Screenshot 2025-09-22 152652

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL