VIDEO/ Egnatias ia marrin dorën skuadrat që rrezikojnë rënien, pas Tiranës e mund edhe Flamurtari në ndeshjen ku ndodhi gjithçka mes VAR-it dhe shtyllave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2026 | 0:04

VIDEO/ Egnatias ia marrin dorën skuadrat që rrezikojnë rënien, pas Tiranës e mund edhe Flamurtari në ndeshjen ku ndodhi gjithçka mes VAR-it dhe shtyllave

Flamurtari ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertën ndaj Egnatias, duke triumfuar me shifrat 2-0.

bandicam 2026-04-18 18-00-33-529

Skuadra vlonjate ishte më kërkuese dhe gjeti avantazhin falë një autogoli, ndërsa vendasit rrezikuan të pësonin edhe të dytin në të njëjtën mënyrë, të shpëtuar nga shtylla. Para pushimit, Xhemajli u ndëshkua me karton të kuq që iu dha me VAR pasi gjyqtari Alla kishte mbyllur pjesën e parë.

Pjesa e dytë nis me një tjetër gol nga Flamurtari, i cili kishte edhe mundësi shënimi të tjera. Më pas skuadrat shkëmbyen goditjet në shtylla e traversa, ndërsa edhe një kërkesë për penallti e Egnatias u kthye në faull në sulm në një sfidë ku gjyqtari kaloi pa u ndëshkuar disa faulle të rëndë.

Kësisoj, Flamurtari mori tre pikë që ngjallin shpresat për mbijetesë, ndërsa Egnatia me 2 humbje radhazi komplikon ndjeshëm shanset për titullin kampion.

EGNATIA-FLAMURTARI 0-2
11′ (ag) Haime, 53′ Ememe

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Flamurtarit.

90’+4’ Rasho ndëshkohet me të verdhë.

90’+3’ Tandilashvili detyrohet të tregojë aftësitë e tij për të shmangur golin e tretë pas gjuajtjeve radhazi të Pjeshkës nga e djathta e sulmit vlonjat. (VIDEO)

90′ Jepen 6 minuta shtesë.

89’ Marku tenton me një goditje dënimi, topi ndalet nga shtylla e portës së rrogozhinasve. (VIDEO)

88’ Alla fal një tjetër të verdhë, këtë herë për një ndërhyrje të Kryeziut. (VIDEO)

83’ Marku dhe Skuadrone hyjnë në fushë në vend të Mbe dhe Bintsuka.

80’ Fernando i afrohet supergolit me një gjuajtje nga gjysmëfusha e tij, Aleksovski devijon sferën me vështirësi në traversë. Aksioni më pas vijon me sferën që shkon te Xheferson i cili gjuan nga jashtë zonës, duke detyruar Aleksovskin të devijojë mbi traversë. Gjyqtari Alla ftohet të shohë një kontakt mes Adjesa dhe Çantakias në zonë gjatë aksionit për penallti të mundshme, por ai merr vendimin që ishte faull në favor të Flamurtarit. (VIDEO) (VIDEO)

74’ Xheferson ndëshkohet me të verdhë.

73’ Peralta gabon në ndalimin e topit, Gruda merr sferën por ndalet nga Aleksovski. (VIDEO)

72’ Gruda merr vendin e Haime tek Egnatia. Te Flamurtari janë Bolzan dhe Peralta të cilët aktivizohen në vend të Veiga dhe Ememe.

72’ Pas një topi të Fangajt në zonë, Rasho me kokë godet shtyllën e portës së tij duke rrezikuar autogolin. (VIDEO)

69’ Aleksovski bën heroin me një pritje të dyfishtë ndaj Fernandos, me të dytën që dukej një gol i sigurt. (VIDEO)

68’ Kundërsulm i shpejtë i vlonjatëve me Diavara, ai pason për Rramanin i cili shfaqet në të majtën, por nuk ia del të kthejë sferën në qendër.

67’ Pas një goditje dënimi, Diavara rrezikon autogolin me devijimin e tij me kokë. (VIDEO)

65’ Fillimisht Çantakias e më pas Fernando ndëshkohen me karton të verdhë.

64’ Ruçi dhe Buriç i lënë vendin në fushë Fangajt dhe Adjesas në radhët e Egnatias.

61’ Veiga provon me një goditje dënimi, sfera devijohet nga muri dhe shkon jashtë, ngjitur me traversën e portës vendase. (VIDEO)

59’ Sota ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Maksutit, teksa rrezikonte të kuqin. (VIDEO)

59’ Një devijim i Kryeziut për pak sa nuk sjell një tjetër autogol në portën e rrogozhinasve. (VIDEO)

56’ Gjuajte e fortë e Veigas, sfera devijohet nga Tandilashvili në këndore.

53’ GOOOL FLAMURTARI! Ememe gjen hapësirë para zonës së rrogozhinasve dhe lëshon një gjuajtje të fortë me të majtën që mposht lehtësisht Tandilashvilin. (VIDEO)

50’ Menjëherë rrezikshëm vlonjatët me në gjuajtje me kokë të Pjeshkës që devijohet nga Xheferson në këndore. (VIDEO)

46’ Bakajoko dhe Sota hyjnë në fushë në vend të Rodrigues dhe Albaneze në radhët e Egnatias në startin e pjesës së dytë.

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Flamurtarit. Gjyqtari Alla kthen edhe një herë lojtarët në fushë dhe pastaj sheh një pamje në VAR për aksionin e fundit ku Xhemajli ndërhyri ndaj Bintsukës. Kryesori pas rishikimit të pamjeve i tregon të kuqin futbollistit të Egnatias. (VIDEO)

45’+3’ Nis një aksion i shpejtë i vlonjatëve nga e majta, pasimi në qendër devijohet nga Kryeziu i cili çon topin drejt portës së tij, teksa është shtylla e cila shpëton rrogozhinasit nga autogoli i dytë. (VIDEO)

45’ Jepen 4 minuta shtesë.

45’ Haime provon me të djathtën nga distanca, shënjestra është tërësisht e gabuar.

44’ Ememe i merr topin Xheferson në zonë në të djathtën dhe pason në qendër, por shumë fort dhe askush nuk ia del të devijojë.

40’ Moment i dyshimtë në zonën e Flamurtarit. Një gjuajtje e Xhemajlit devijohet me krah nga Çantakias e më pas Aleksovski e grushton në këndore. Vendasit kërkojnë penallti, gjyqtaria Alla bën shenjë që loja të vazhdojë me këndore. (VIDEO)

37’ Xheferson provon të gjuajë nga jashtë zonës, sfera shkon mbi traversën e portës vlonjate. (VIDEO)

33’ Xheferson nga e majta shfaqet para Aleksovskit i cili ndal gjuajtjen e tij, më pas sfera mbërrin te Buriç i cili e shtyn në rrjetë. Por aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje të Xheferson gjatë aksionit. (VIDEO)

31’ Bintsuka ndëshkohet me karton të verdhë.

30’ Gjuajtje e fortë e Ruçit nga e djathta, topi nuk gjen portën e vlonjatëve. (VIDEO)

28’ Pas një goditje këndi, topi shkon te Albaneze i cili provon me roveshatë, por gjen devijimin e Pjeshkës. (VIDEO)

22’ Rramani merr vendin e Todoroskit në radhët e Flamurtarit.

19’ Loja ndalet për një dëmtim të Todoroskit me stafin mjekësor që sinjalizon se lojtari duhet të largohet nga fusha e lojës pasi nuk mund të vazhdojë më.

17’ Pas një goditje këndi për Egnatian, topi devijohet me kokë nga Xheferson duke e çuar jashtë. (VIDEO)

16’ Përsëri Ememe nga e djathta harkon në zonë, këtë radhë nuk ka asnjë lojtar që ta devijojë para portës.

11’ GOOOL FLAMURTARI! Ememe del në të djathtën, pason në qendër ku Haime shtyn topin në portën e tij dhe shkakton autogol. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Rrogozhinë.

FORMACIONET ZYRTARE

Egnatia: Tandilashvili; Poçi, Xhemajli, Haime, Xheferson, Ruçi, Kryeziu, Fernando, Albanese, Buriç, Rodrigez

Trajner: Julian Brahja

Flamurtari: Aleksovski; Rasho, Pjeshka, Mbe, Ememe, Veiga, Diavara, Bintsuka, Todoroski, Çantakias, Maksuti

Trajner: Andi Ribaj

PANORAMASPORT.AL