VIDEO/ Edi Martini nuk ndal gjestet antisportive, e përsërit ndaj Dinamos por këtë herë del me të kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2026 | 21:59

VIDEO/ Edi Martini nuk ndal gjestet antisportive, e përsërit ndaj Dinamos por këtë herë del me të kuq

Trajneri Edi Martini nuk u përmbajt aspak, pas golit të dytë të Vllaznisë ndaj Dinamos. Sapo Kallaku dërgoi topin në rrjetë në minutën e 84-t, Martini përsëriti gjestin antisportiv si në fazën e dytë ndaj dinamovitëve.

bandicam 2026-01-19 21-51-48-644

Tekniku i Vllaznisë këtë herë u drejtua nga tribuna e stadiumit “Air Albania”. Gjyqtari Enea Jorgji nuk e fali bërrylin që Martini tregoi. Kështu i tregoi kartonin e kuq.

Martini bëhet trajneri më i ndëshkuar me kartonë të kuq, për këtë edicion të Superiores. Trajneri i Vllaznisë po ashtu ka provuar edhe dënimet e Disiplinës. Fakt është se për herë të dytë radhazi, do të mungojë ndaj Partizanit.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL