Postuar: Korrik 2, 2025 | 9:06
VIDEO/ Dyshja Adejemi-Girasi nxjerr jashtë Botërorit skuadrën e Serxho Ramosit, Dortmundi kualifikohet në çerekfinale
Dortmundi ka kaluar në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve. Verdhezinjtë kanë mposhtur me shifrat 2-1 Monterrej e Serxho Ramosit.
Goli i parë erdhi në minutën e 14-të nga Girasi falë asistit të Adejemit dhe në të 24-ën ishte sërish dyshja që dyfishoi shifrat. Goli i vetëm për meksikanët u realizua nga Berterame.
Në çerakfinale tashmë Dortmundi do të sfidojë Real Madridin.
PANORAMASPORT.AL













