VIDEO/ Dy argjentinas nderojnë Interin e Kivusë, zikaltrit mposhtin me përmbysje në shtesë… Urauan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2025 | 23:59

VIDEO/ Dy argjentinas nderojnë Interin e Kivusë, zikaltrit mposhtin me përmbysje në shtesë… Urauan

Interi i Kristian Kivusë, iu fal dy futbollistëve argjentinas, Lautaro Martinez dhe Karbonit, për të gjetur fitoren e parë në Botërorin e Klubeve.  

 

bandicam 2025-06-21 22-51-44-905

Zikaltrit arritën një fitore të vuajtur me përmbysje ndaj japonezëve të Urauas, teksa deri në minutën e 77-të, ishin duke u mposhtur me shifrat 0-1.  

Ndërkohë goli i Lautaros në minutën e 78-të, vendosi përkohësisht baraspeshën, teksa për fitoren mendoi Karboni në minutën e 90+2.  

Kjo ishte fitorja e parë e Interit, pas barazimit ndaj Moterreit. Titullar në këtë përballje u aktivizua edhe Asllani, i cili u zëvendësua nga Karboni në minutën e 72-të.  

FT: INTER-URAUA 2-1

L.Martinez 78′, Karboni 90′ / Uatanabe 11′

GOLI I KARBONIT: VIDEO 

GOLI I LAUTARO MARTINEZ: VIDEO 

GOLI I UATANABE: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE

Capture

PANORAMASPORT.AL