VIDEO/ “Dush i ftohtë” për Çelsin, Evertoni e mposht me 3 gola në Premier Ligë
Evertoni siguroi fitoren e parë në shtëpi këtë sezon në Premier Ligë kundër një skuadre nga gjysma e sipërme e tabelës, duke mposhtur me lehtësi Çelsin me rezultatin 3-0 dhe duke i dhënë një tjetër goditje shpresave të “Blues” për zonën Champions.

Ekipi i drejtuar nga David Mojes, tashmë është vetëm dy pikë larg vendit të gjashtë të mbajtur nga Çelsi ndërsa ambiciet e tyre për Europë po marrin gjithnjë e më shumë formë.
Situata duket mjaft e zymtë për Çelsin, pasi eliminimi në mesjavë nga Champions League u pasua me një tjetër goditje të rëndë ndaj objektivit të tyre për të përfunduar në top katërshe. Dopieta e Betos dhe Ndiaje, i dhuruan fitoren spektakolare Evertonit në shtëpi, ndërkohë për Çelsin ishte humbja e dytë radhazi. Ndërkohë në duelin tjetër të orës 16:00, Fulhemi mposhti Bërnlin e Brojës me rezultatin 3 me 1.
PANORAMASPORT.AL













