Postuar: Qershor 25, 2025 | 8:30
VIDEO/ Dramë në fundin e ndeshjes për Botërorin e klubeve, skuadra braziliane e mbyll në krye të grupit
Flamengo u përball me Los Anxheles në orën 03:00. Ekipi brazilian e kishte siguruar kalimin më tej, ndërsa u mjaftua me barazimi 1-1 në raundin e tretë të grupit D.

Të dy golat u shënuan në minutat e fundit të gjithë takimit. Fillimisht ishte Buanga për Los Anxheles, pikërisht në minutën e 84-t. Më pas Uollis vendosi baraspeshën.
Los Anxheles nuk kishte shpresa për kalimin më tej, ndërsa Flamengo e mbyll në krye të grupit. Pas brazilianëve u vendos Çelsi, që e kishte humbur ndeshjen ndaj tyre.
PANORAMASPORT.AL













