VIDEO/ Dramatike! Fitorja me Vllazninë nuk mjafton, Elbasani humbet titullin falë… golavarazhit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2026 | 23:57

VIDEO/ Dramatike! Fitorja me Vllazninë nuk mjafton, Elbasani humbet titullin falë… golavarazhit

Elbasani e mbyll me nder sezonin e 2025/26 të Superiores. Verdheblutë mposhtën me përmbysje Vllazninë me shifrat 2-1. Në pjesën e parë nuk u prodhuan golat ndërsa spektakli ishte rezervuar për 45 minutat e dyta.

 

bandicam 2026-05-31 20-59-45-423

Ishte kapiteni Balaj ai që zhbllokoi shifrat në minutën e 48 dhe më pas Lajthia ktheu baraspeshën në të 51’, Gjithçka u vulos në të 64’ nga Ibrahim Abas i cili përmbysi sfidën.

Kështu Elbasani mposht shkodranët por nuk ja doli të shpallet kampion për shkak të golavarazhit me Egnatian. Kjo për shkak se të dyja e mbyllën me pikë të barabarta dhe kanë nga 1 fitore përballë njëra tjetrës këtë sezon, por Egnatia i ka shënuar më shumë gola.

Ishte ndeshja 4-0 në Air Albania që fituan rrogozhinasit ndaj verdhebluve dhe që vendosi titullin neë favor të skuadrës së Nevil Dedes.

VLLAZNIA 1-2 ELBASANI

48′ Balaj/ 51′ Lajthia, 64′ Ibrahim Abas

NGJARJET KRYESORE

90’+5′ Mbyllet ndeshja, fiton me përmbysje Elbasani! (VIDEO)

90’+2′ Dialo pranë golit të tretë, Celikoviç shmang turpërimin për Vllazninë. (VIDEO)

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

84′  Lukili largohet nga fusha, aktiviziohet Insa Boje.

82′ Përfundon ndeshja për Malën, ka minuta për Kubazin.

75′ Musta dhe Azemoviç lënë fushën e lojës, iu besohet Kasës dhe Lulajt.

74′  Largohen Bajrami dhe Kuro, futen në lojë Celikoviç dhe Sala.

73′ Elbasani i afrohet golit të tretë me Dialo, ky i fundit nuk arrin të kontrollojë si duhet topin, por edhe Jukaj bën dalje të saktë përpara. (VIDEO)

70′ Ndëshkohet me karton të verdhë Ibrahim Abas.

68′ Largohet Krymi, futet Dros. Zëvendësohet edhe Dodaj, Martini i beson Ara.

65′ Dy zëvendësime te Elbasani, largohen Manellari dhe Lajthia, aktiviziohen Boriçi dhe Bunjaku.

64′ GOOOL ELBASANI 1-2/ Kundërsulm vrastar i verdhebluve, Krymi gabon dhe i fal “golin” Ibrahim Abas. (VIDEO)

61′ Musta ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Malës.

58′ Elbasani kërkon të dalë përpara, Pusi arrin ti ndalë dhe kthen topin në duart e Jukajt.

51′ GOOOL ELBASANI 1-1/ E majtë fantastike nga Lajthia, realizon një gol spektakolar për baraspeshën. (VIDEO)

48′ GOOOL VLLAZNIA 1-0/ Kundërsulm perfekt i shkodranëve, Balaj mposht gardianin e Elbasanit dhe zhbllokon shifrat. (VIDEO)

47′ Murataj tenton portën nga distanca, por topi shkon mbi traversë.

46′ Nis pjesa e dytë pa asnjë zëvendësim.

45’+1′ Pjesa e parë mbyllet pa gola!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Tsague rrëzohet në zonë, Hamiti vijon lojën, nuk e sheh as në VAR rastin. (VIDEO)

41′ Kallaku gjuan drejt portës, Janaçek shpëton sërish skuadrën. (VIDEO)

40′ Gjuan me të djathtën nga distanca, Dialo gabon totalisht me shënjestrën. (VIDEO)

37′ Lila ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes kundër Dodajt.

36′ Lukili kërkon të shërbejë në qendër të portës, por Jukaj e lexon mirë goditjen dhe arrin ta kapë. (VIDEO)

34′ Murataj rrëmben topin dhe kërkon të dalë para, por mbyllet nga kapiteni Musta. (VIDEO)

32′ Balaj tenton sërish të godasë, por bllokohet nga Azemoviç. (VIDEO)

23′ Lukili avancon me topin drejt portës, por Krymi ndërhyn saktë dhe i largon sferën nga këmbët. (VIDEO)

16′ Murataj shmang mbrojtjen dhe tenton të gjejë golin, por përballë tij qëndron Janaçek i cili shpëton skuadrën e tij. (VIDEO)

11′ Qato lëshon predhën drejt portës, Janaçek bën një pritje fantastike. (VIDEO)

10′ Zbret Vllaznia poshtë, Balaj rrezikon portën e Elbasanit. (VIDEO)

8′ Kallaku iu bën një “dhuratë”, verdheblutë nuk arrijnë ta shfrytëzojnë momentin e duhur. (VIDEO)

4′ Bajrami gjuan me kokë drejt portës së Janaçek, ky i fundit e pret lehtësisht. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Jukaj, Pusi, Bajrami, Kuros, Mala, Krymi, Qato, Kallaku, Murataj, Dodaj, Balaj.
Trajner: Edi Martini

ELBASANI: Janaçek, A. Kasa, Azemoviç, Musta, Lila, Manellari, Ibrahim, Loukili, Lajthia, Diallo, Tsague.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

gdffgdgfdgfdgfdgfdgdf

PANORAMASPORT.AL