VIDEO/ Dinamo pagoi 150 mijë euro dhe e largoi, sulmuesi bën heroin në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2026 | 20:47

VIDEO/ Dinamo pagoi 150 mijë euro dhe e largoi, sulmuesi bën heroin në Kupë

Hekuran Berisha, sulmuesi i afruar me bujë në merkaton e verës ku për të cilin u paguan 150 mijë euro, nuk ishte në dëshirat e trajnerit Ilir Daja dhe për këtë mënyrë është vendosur që të largohet nga Dinamo.

Berisha

Kësisoj Berisha u rikthye në Kosovë dhe u bashkua sërish me skuadrën e Dukagjinit, pjesë e të cilëve ishte para se të transferohej në Shqipëri, ku shpresonte që të tregonte veten për të bërë ndoshta edhe një hap të madh në karrierë, duke parë moshën e re dhe kualitetin.

Te Dukagjini, Hekurani i është rikthyer formës së dikurshme, teksa u shndërrua në hero, në duelin e 1/8-ve të Kupës së Kosovës, duke shënuar golin e vetëm të sfidës, gol ky që kualifikoi Dukagjinin për në fazën çerekfinale.

PANORAMASPORT.AL