VIDEO/ Dinamo iu rikthehet fitoreve, mund Laçin dhe shuan shanset e kurbinasve për katërshen e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2025 | 23:08

VIDEO/ Dinamo iu rikthehet fitoreve, mund Laçin dhe shuan shanset e kurbinasve për katërshen e parë

Dinamo ka gjetur fitoret pas një muaji “mungesë’ teksa ka mundur sot Laçin me shifrat 2-0 në sfidën e hapjes së javës së 26 të Superiores.

bandicam 2025-02-21 16-27-15-798

Blutë kanë gjetur golin pas pak sekondash lojë me një kryevepër të Bregut, sapo kishte nisur minuta e dytë e takimit dhe kjo ua bëri më të thjeshtë punën. Kurbinasit provuan të reagonin në pjesën e dytë por në momentin më të mirë të tyre, erdhi edhe penalltia e kontestuar e cila solli dyfishimin e rezultatit po nga Bregu.

Kësisoj, me fitoren 2-0 Dinamo blindon vendin e saj në katërshe duke ndalur një nga pretendentët për t’iu afruar grupit të kreut, pasi Laçi mbetet në vendin e pestë, shumë i shkëputur nga skuadrat që ka më sipër.

DINAMO 2-0 LAÇI
2′, 68′ (p) Bregu

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Dinamos.

90’+1’ Myrta ndëshkohet me te verdhë pas një faulli të panevojshëm ndaj Qardakut.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

90’ Qardaku nga e djathta gjen hapësirën për të pasuar në qendër ku sfera shkon te Mandela, por gjuajtja e këtij të fundit është për t’u harruar dhe kalon mbi traversë. (VIDEO)

89’ Myrta insiston në krahun e majtë të sulmit, por as Kordeiro e as Prodani nuk ia dalin të kalojnë mbrojtjen e ngjeshur të bluve të kthyer para portës së tyre.

87’ Maliqi lë fushën e lojës i dëmtuar, ashtu si edhe Bregu, duke i bërë vend Qardakut dhe Mandelas te Dinamo.

80’ Prodani nga e majta e zonës lëshon një gjuajtje të fortë, pa gjetur katërkëndorin e bluve.

79’ Kordeiro gjuan drejt portës, pak hapa larg saj, me topin që ndalet nga Teqja dhe Dita. Kurbinasit pretendojnë për prekje të topit me dorë nga Dita, por gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

77’ Traore dhe Kurti i lënë vendin në fushë Bajraktarit dhe Myrtas në radhët e Laçit.

72’ Aliji dhe Nani i lënë vendin Ditës dhe Vilës në radhët e Dinamos.

68’ GOOOL DINAMO! Shënon Bregu me penallti. (VIDEO)

66’ Penallti për Dinamon! Nani hyn në zonë nga e djathta, pas një prekje të Lima rrëzohet në tokë pasi nuk arrin të gjuajë siç duhet. Kryesori nuk heziton të bëjë shenjë nga pika e bardhë pavarësisht protestave të kurbinasve, teksa ndëshkon Liman me të verdhë. (VIDEO)

65’ Tresa i lë vendin në fushë Bullarit në radhët e Laçit.

38’ Përsëri Bregu tenton të finalizojë një aksion të shpejtë të bluve por gjuajtja e tij ballore devijohet mbi traversë.

56’ Predhë e Bregut nga e majta, Molla grushton por lë topin para portës ku vjen Zabërgja dhe gjuan, duke fluturuar sferën jashtë në mënyrë të pabesueshme. (VIDEO)

55’ Tresa nga jashtë zonës harkon topin por ai kalon mbi traversë.

54’ Maliqi hyn në fushë në vend të Gudiabit në radhët e Dinamos.

52’ Kurbinasit fillojnë të kërkojnë portën me gjuajtje nga jashtë zonës, pa gjetur katërkëndorin.

51’ Mjaki merr vendin e Bibos në radhët e Laçit.

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e ekipeve.

45’+4’ Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 1-0 të Dinamos.

45’+2’ Tresa tenton me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera shkon jo shumë larg shtyllës në të majtë të Teqjes. (VIDEO)

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

43’ Aksion i shpejtë i bluve me topin që pasohet nga Nani në qendër të Qefalija, por ai ndalet në kufijtë e zonës.

37’ Aliji ndëshkohet gjithashtu me karton të verdhë për faull ndaj Tresës.

35’ Gudiabi ndalon në mënyrë të parregullt Tresën dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

30’ Prodani nga e majta harkon në  zonë por Hoxha me kokë devijon duke mos lejuar goditjen nga futbollistët e skuadrës kurbinase.

25’ Lojë me shumë ndërprerje për faulle në këto minuta, me skuadrat që nuk kursejnë ndërhyrjet e forta.

19’ Bibo ndëshkohet me karton të verdhë.

18’ Lorran shmang një kundërshtar në mesfushë dhe gjuan nga distanca, por nuk gjen portën e kurbinasve.

15’ Nani niset nga e djathta në kundërsulm dhe pason në zonë për Zabërgjen, gjuajtja e të cilit është shumë e lehtë dhe shkon në duart e portierit.

13’ Laçi ka kontrollin e lojës në këto minuta, teksa tenton të gjejë shpejt një hapësirë para portës për të synuar barazimin.

7’ Traore tenton të hyjë në zonë nga e majta, por nuk arrin të gjuajë në portë i mbyllur nga mbrojtësit.

2’ GOOOL DINAMO! Shënon Bregu me një gjuajtje nga distanca që befason portierin e miqve dhe u jep avantazhin bluve. (VIDEO)

1′ Nis ndeshja në Elbasan.

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO: Teqja, Hoxha, Zabërgja, Gudiabi, Bregu, Tiago, Qefalija, Meksi, Aliji, Lorran, Toli

Trajner: Ilir Daja

LAÇI: Molla, Kurti, Lleshi, Bibo, Manellari, Prodani, Melo, Traore, Opeh, Da Silva

Trajner: Françesko Moriero

PANORAMASPORT.AL