VIDEO/ Dinamo i bleu kartonin nga Bylisi, sulmuesit që i përfundon kontrata shkëlqen me dopietë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2025 | 17:37

VIDEO/ Dinamo i bleu kartonin nga Bylisi, sulmuesit që i përfundon kontrata shkëlqen me dopietë

Luis Kaçorri ka shënuar dy gola dje, ndërsa Buniodkor mposhti 2 me 0 skuadrën e Andijon. Transfertë e vështirë, që u vendos nga Kaçorri me nga një gol për secilën pjesë.

Screenshot 2025-07-06 173104

Sulmuesi shqiptar iu bashkua Buniodkorit në një vit më parë. Prej atëherë ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar dy të tjerë në 30 paraqitje.

Dikur ishte Dinamo që bleu kartonin e Kaçorit nga Bylisi. Ndërkohë te Buniodkori ka kontratë të vlefshme deri në fund të këtij muaji.

PANORAMASPORT.AL