VIDEO/ Dinamo e frikshme, pas goleadës me Tiranën i jep leksion edhe Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2025 | 23:37

VIDEO/ Dinamo e frikshme, pas goleadës me Tiranën i jep leksion edhe Flamurtarit

Dinamo ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin 0-3 në Vlorë. Ekipi i Ilir Dajës mori tjetër fitore të madhe, pas asaj ndaj Tiranës me shifrat 6 me 2.

bandicam 2025-12-08 19-10-01-854

Lorenco Vila zhbllokoi takimin me rastin e parë për Dinamon në pjesën e parë. E njëjta gjë ndodhi edhe në pjesën e dytë, ku dinamovitët me rastin e parë të rrezikshëm që krijuan ia dolën të dyfishojnë shifrat.

Më pas Xhejms, që u aktivizua nga stoli, mbylli përfundimisht llogaritë e sfidës së vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Flamurtari pati rastet e saj, por bëhej fjalë për goditje nga jashtë zone.

Vlonjatët mbeten në vendin e parafundit me 13 pikë, ndërsa Dinamo ngjitet në vendin e tretë me 1 pikë më tepër se Vllaznia.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

FLAMURTARI 0-3 DINAMO

29′ Vila, 77′ Qefalija, 86′ Xhejms

NGJARJET KRYESORE

90+3′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Dinamos, 0-3. 

90+1′ Koma merr vendin e Bregut te Dinamo.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

86′ GOOOL! Flamurtari 0-3 Dinamo/ Ekipi i Ilir Dajës nuk kursehet, Xhejms tund rrjetën pas asistit të Xhejms. (VIDEO)

82′ Dita dhe Xhejms marrin respektivisht vendin e Gudiabi dhe Nanit.

80′ Burard merr vendin e Diavaras.

77′ GOOOL! Flamurtari 0-2 Dinamo/ Rasti i parë për Dinamon në pjesën e dytë. Bregu i pason Qefalijas, i cili dërgon topin në rrjetë. Flamurtari kishte pretendime për vendimin e anësorit, që dha rivënie anësore në favor të Dinamos. (VIDEO)

76′ Ka tension në tribunë. Për këtë shtohen forcat e policisë.

73′ Përsëritet goditja e këndit te Flamurtari. Maksuti godet për të dytën herë me kokë, por topi përfundon jashtë. (VIDEO) + (VIDEO)

71′ Farruku merr vendin e Guindos, ndërsa Qefalija aktivizohet dhe largohet Qardaku.

65′ Nunesh i lë vendin Uelingtonit te Flamurtari.

63′ Tashi harkon dhe Maksuti mundohet ta ulë për Ramirez. Ky i fundit nuk e shfrytëzon si duhet rastin te Flamurtari.

53′ Diavara merr karton të verdhë te Flamurtari. Humbjet ndeshjen e ardhshme me Partizanin.

46′ Nis pjesa e dytë. Murataj merr vendin e Gomes te Flamurtari.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-1 për Dinamon.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44′ Aleksovski ndal goditjen e Bregut, i cili tentoi golin e dytë për Dinamon. (VIDEO)

38′ Goditja e Markut devijohet në këndore. Futbollistët e Flamurtarit vijojnë të provojnë me gjuajtje nga jashtë zone. (VIDEO)

29′ GOOOL! Flamurtari 0-1 Dinamo/ Ekipi i Ilir Dajës gjen golin me rastin e parë të krijuar. Lorenco Vila dërgon topin në rrjetë. (VIDEO)

27′ Nunesh teston Teqjan. Ky i fundit devijon topin në këndore. (VIDEO)

24′ Gomes hedh një top, i cili nuk mbërrihet nga Ramirez. Kontrollon Teqja në zonën e Dinamos.

19′ Flamurtari u mundua të diktojë ndeshjen në fillimin e saj. Goditjet ishin vetëm larg kuadratit dhe nga jashtë zone, ndërsa u regjistrua edhe një rast për penallti.

11′ Nunesh provon nga distanca te Flamurtari. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

3′ Maksuti rrëzohet në zonën e Dinamos dhe ka pretendime për penallti. Gjyqtari Lata vijon lojën duke e konsideruar çdo gjë të rregullt. (VIDEO)

2′ Marku tenton surprizën për Flamurtarin nga distanca. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

1′ Nis me 5 minuta vonesë ndeshja në Vlorë, për shkak të tymit të krijuar nga flakadanët që ndezën tifozët e Flamurtarit.

Screenshot 2025-12-08 190022

FORMACIONET ZYRTARE

Flamurtari: Aleksovski; Urbaez, Skuadrone, Ramirez, Veiga, Trashi, Marku, Nunesh, Diavara, Çantakias, Maksuti

Trajner: Françesko Moriero

Dinamo: Teqja; Teikseira, Gudiabi, Guindo, Vila, Bregu, Maliqi, Nani, Beqja, Neziri, Qardaku

Trajner: Ilir Daja

PANORAMASPORT.AL