VIDEO/ Debutim pa buzëqeshje për Çabi Alonson te Reali, Valverde humb penallti në shtesë. Al Hilal i Inzagit bën surprizën në Botërorin e Klubeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2025 | 23:07

VIDEO/ Debutim pa buzëqeshje për Çabi Alonson te Reali, Valverde humb penallti në shtesë. Al Hilal i Inzagit bën surprizën në Botërorin e Klubeve

Real Madrid e ka mbyllur me një barazim ndeshjen e parë në Botërorin e Klubeve, teksa është ndalur në shifrat 1-1 përballë sauditëve të Al Hilal.

bandicam 2025-06-18 23-00-18-505

Skuadra madrilene, në stolin e të cilës debutonte Çabi Alonso, është befasuar nga sauditët të cilët nën drejtimin e Simone Inzagit, e vunë disa herë në vështirësi në minutat e parë të sfidës dhe kërkuan më me ngulm golin. Megjithatë, ishte Reali që gjeti avantazhin me të riun Garsia në minutën e 34-t. Por pak minuta më vonë, erdhi barazi falë penaltisë të transformuar saktësisht nga Neves për sauditët.

Reali ishe më ngulmues në pjesën e dytë, ku tronditi traversën me Gyler e ishte vazhdimisht pranë portës së Bono. Madrilenët patën shansin të merrnin tre pikët në fundin e sfidës, kur gjyqtari akordoi një penallti të kontestuar gjatë nga ekipi saudit. Por Valverde u hipnotizua nga Bono i cili priti gjuajtjen e tij nga pika e bardhë e kështu, sfida u mbyll me barazimin 1-1.

REAL MADRID-AL HILAL 1-1
34′ Gonzalo Garsia / 41′ (p) Ruben Neves

Valverde humb penallti (VIDEO)

Penalltia e dhënë me VAR në favor të Realit (VIDEO)

Gyler godet traversën (VIDEO)

Al Dausari humb rast para portës (VIDEO)

Goli i Ruben Neves (VIDEO)

Penalltia e shkaktuar nga Asensio (VIDEO)

Goli i Gonzalo Garsia (VIDEO)

Goli i anuluar i Lodi (VIDEO)

Leonardo humb raste të pastër para Kurtua (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

sdfdsfdsfdsfdsf

PANORAMASPORT.AL