VIDEO/ Bylisi trondit Partizanin, “demat” jashtë Final Four dhe ballshiotët në rrugën e duhur për mbijetesën
Bylisi ka tronditur Partizanin duke e mposhtur me rezultatin 1-0. Mjaftoi goli me roveshatë i Përndrecës, për të mbajtur gjallë shpresat e mbijetesës.

“Demat” pësojnë disfatën e tretë të sezoni nga Bylisi dhe tashmë janë jashtë Final Four. Elbasani i merr vendin Partizanit, që ka disavantazhin e përballjeve direkte.
Bylisi aktualisht ka 39 pikë dhe është jashtë zonës së ftohtë.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
BYLIS-PARTIZANI 1-0
67′ Përndreca
NGJARJET KRYESORE
90+5′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Elbasanit, 1-0.
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
90′ Muktar dhe Sulovari marrin vendin e Përndrecës dhe Da Silvës te Bylisi.
83′ Bintsuka rrëzohet në zonë. Gjithçka konsiderohet e rregullt nga gjyqtari Xhaja. (VIDEO)
81′ Traversa i mohon golin Bylisit. Kane tenton surprizën. (VIDEO)
73′ Bintsuka nuk gjuan si duhet pas harkimit nga goditja e dënimit. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
71′ Largohet Padstrelau dhe aktivizohet Gudjufi te Partizani.
67′ GOOOL! Bylis 1-0 Partizani/ Përndreca shënon supergol me roveshatë. (VIDEO)
65′ Drithërima nga Malomo. Topi përfundon jashtë portës së mbrojtur nga Qirko. (VIDEO)
56′ Shala merr vendin e Kotes te Partizani.
53′ Xhaja akordon penallti për Bylisin. Gjyqtari kryesor e konsideron prekje të topit me dorë nga ana e Prekës. Pas rishikimit me VAR, ndryshon vendimin. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë.
45+4′ Mbyllet pjesa e parë me barazim, 0-0.
45′ Akordohen 2 minuta shtesë
39′ Shansi më i mirë për Partizanin. Eleke ndalet nga portieri Batista. Në përfundim të aksionit, anësori sinjalizon se më parë topi kishte dalë jashtë. (VIDEO)
35′ Skuadrave u mungojnë rastet që i kishin shoqëruar deri tani.
28′ Padstrelau nuk mbërrin topin e pasuar nga Bintsuka. Topi del jashtë zonës së mbrojtur nga Batista.
28′ Tjetër rast për Bylisin, por mungon shënjestra e duhur. (VIDEO)
26′ Mehmeti i lë vendin Bintsukës te Partizani.
25′ Kote nuk finalizon pasi merr një top të mirë në zonë. Mesfushori i Partizanit humbet një rast të mirë. (VIDEO)
21′ Qirko kontrollon pa problem gjuajtjen e Da Silvës. Ky i fundit tentoi surprizën. (VIDEO)
20′ Goditja e Ruçit përfundon mbi kuadrat, pas një topi të mbetur në zonën e Partizanit. Momente të mira për vendësit. (VIDEO)
19′ Përndreca provon direkt nga goditja e dënimit. Qirko largon në këndore. (VIDEO)
17′ Malomo merr vendin e Peraltës që largohet i dëmtuar nga Bylisi.
17′ Goditje qëndrore e Kotes pas një aksioni nga Partizani. Portieri Batista pret pa problem. (VIDEO)
15′ Karton i verdhë për Abazajn, që pengon Mehmetin.
11′ Drithërima nga Përndreca, që provon nga jashtë zone. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
6’ Padstrelau tenton në krahun e majtë, pasimi i tij në qendër devijohet në këndore për Partizanin.
3’ Mehmeti mundohet të depërtojë në qendër, por ndalet nga mbrojtja e ballshiotëve.
1’ Nis dueli në stadiumin e Ballshit.
FORMACIONET ZYRTARE
BYLIS: Batista, Peralta, Ilieski, Përndreca, Kamara, Ruçi, Kane, Përgjoni, Abazaj, Berko, Da Silva
Trajner: Gentian Mezani
PARTIZANI: Qirko; Bytyçi, Preka, Sembene, Buxhelaj, Ismaili, Kote, Mehmeti, Taipi, Padstrelau, Eleke
Trajner: Skënder Gega
PANORAMASPORT.AL













