VIDEO/ Brazilianët hedhin një hap drejt turit tjetër, sigurojnë tre pikët në ndeshjen e ndërprerë kot për 45 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2025 | 20:50

VIDEO/ Brazilianët hedhin një hap drejt turit tjetër, sigurojnë tre pikët në ndeshjen e ndërprerë kot për 45 minuta

Palmeiras ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt fazës me eliminim direkt në Botërorin e Klubeve, pasi ka mundur Al Ahli me rezultatin 2-0 në ndeshjen e dytë në grup duke u ngjitur në kuotën e 4 pikëve.

bandicam 2025-06-19 19-24-04-922

Skuadra braziliane ia doli të mposhte egjiptianët me një lojë shumë më të mirë ofensive, edhe pse iu desh një autogol për të siguruar avantazhin. Më pas, një kundërsulm perfekt me Flako Lopez si protagonist, solli dyfishimin e shifrave.

Pas këtij goli ndeshja u ndërpre për 45 minuta, pasi pritej furtunë mbi stadium dhe lojtarët e tifozët u shoqëruan në ambientet e brendshme. Por në të vërtetë nuk ndodhi asgjë dhe skuadrat u kthyen normalisht dhe vazhduan minutat e mbetura të sfidës me rezultatin që nuk ndryshoi më deri në fund.

PALMEIRAS-AL AHLI  2-0
49′ (ag) Dari, 59′ Flako Lopez

Ndeshja rifillon pas 45 minutash ndërprerje, në pritje të stuhisë që nuk kaloi mbi stadium. Pas kthimit të tifozëve në tribuna, gjyqtari rifilloi takimin. (VIDEO)

Të gjithë tifozët janë futur në ambientet e brendshme të stadiumit, pasi janë boshatisur edhe shkallaret në pritje të një furtune te mundshme (VIDEO)

Ndeshja u ndërpre në minutën e 63-të për shkak të paralajmërimit për furtunë mbi stadium

bandicam 2025-06-19 19-27-22-691

Goli i Flako Lopez (VIDEO)

Autogoli i Dari (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

sdfdsfddssdfdsfsfdsfd

PANORAMASPORT.AL