VIDEO/ Benfika e Bajramit thyen “mallkimin”, mposht për herë të parë në histori Bajernin dhe e mbyll grupin në vendin e parë
Benfika e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bajernit. Portugezët mposhtën gjigantët gjermanë me rezultatin 1-0 në duelin e vlefshëm për Botërorin e Klubeve, duke e mbyllur grupin në vendin e parë.

Goli i Schjelderup në minutën e 13-të ishte ai që vendosi sfidën, ndërkohë që pavarësisht përpjekjeve, skuadra e Kompani, nuk arriti të tundte rrjetën në këtë sfidë, duke e mbyllur grupin në vendin e dytë.
Kësisoj bavarezët në raundin pasardhës do të përballen me Flamengon, ndërkohë që Benfika, do të sfidojë, skuadrën që do të renditet e dyta në Grupin D.
Për sa i përket mbrojtësit shqiptar, Adrian Bajrami, ai u aktivizua në minutën e 78-të të sfidës në vendin e Renato Sançez, duke bërë një paraqitje tepër pozitive.
Ndërkohë dueli tjetër i Grupit C mes Okland dhe River Plejt, u ndërpre në minutën e 56-të, për shkak të kushteve atmosferike. Ndërkohë që rifilloi duke u mbyllur me shifrat 1 me 1.
FT
BENFIKA 1-0 BAJERN MYNIH
Schjelderup 13′ (VIDEO) /
OKLAND SITI 1-1 BOKA ZHUNIORS
Gray 52′ (VIDEO) / Garrou 26′ (autogol) (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
BENFIKA-BAJERN MYNIH

OKLAND SITI-BOKA JUNIORS

PANORAMASPORT.AL













