Postuar: Janar 18, 2026 | 18:07
VIDEO/ As dënimi i FSHF-së nuk i ndal, tifozët e zjarrtë të Flamurtarit shfaqen në mbështetje të ekipit
Tifozët e Flamurtarit janë shfaqur në tarracën e një pallati sot, duke mbështetur pikërisht ekipin e tyre të zemrës ndaj Bylisit. Kujtojmë se kuqezinjtë janë të dënuar për tetë ndeshje nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF.

“Panorama Sport” sjell pamjet ku tifozët nuk e ndalin mbështetjen, as nga tarraca. Kujtojmë se sfida me Bylisin është direkte për mbijetesën.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Flamurtari e mbylli pjesën e parë me avantazh 1-0.
Mbështetja e tifozëve të Flamurtarit: (VIDEO)
ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL













