Vëzhgimi i “Panorama Sport”/ Në luftë për mbijetesë, Partizani po kalon sezonin më të dobët! Ecuria nga viti 2013

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2026 | 14:19

Vëzhgimi i “Panorama Sport”/ Në luftë për mbijetesë, Partizani po kalon sezonin më të dobët! Ecuria nga viti 2013

Partizani po kalon sezonin me ecurinë më të dobët, që pas rikthimit në Superiore. Vëzhgimi i “Panorama Sport” që nga viti 2013, tregon se të kuqtë asnjëherë tjetër nuk kanë numëruar vetëm 23 pikë në përfundim të 19 javëve të luajtura. Po ashtu vendi i gjashtë është edhe më i dobëti, megjithëse është provuar edhe në sezonet 2017/18 dhe 2019/20.

GJK_9372-899x600

Partizani i drejtuar nga Oltijon Kërnaja tashmë numëron tri humbje radhazi dhe vështirësitë ndihen, pasi zona e ftohtë qëndron vetëm 5 pikë larg. Ky është sezoni i 13-të dhe bie në sy se në përfundim të 19 javëve, Partizani në vend të dytë është parë më shpesh. Bëhet fjalë për plot shtatë sezone.

Partizani e ka fituar dy herë titullin kampion gjatë kësaj kohe. Në anën tjetër, pas 19 javëve vetëm një herë të kuqtë janë parë në vend të parë. Ishte pikërisht me Skënder Gegën në sezonin 2018/19, që u kurorëzua me fitimin e titullit kampion.

Rasti me Andrea Agostinelin është unik. Në edicionin 2015/16, të kuqtë numëron plot 43 pikë si asnjëherë tjetër dhe pse nuk mbanin vendin e parë.

Vëzhgimi i kampionateve për Partizanin në javën e 19-të:

Sezoni 2025/26: 23 pikë (Vendi i gjashtë, Oltijon Kërnaja)

Sezoni 2024/25: 33 pikë (Vendi i dytë, Aleksandar Veselinoviç)

Sezoni 2023/24: 35 pikë (Vendi i dytë, Orges Shehi)

Sezoni 2022/23: 31 pikë (Vendi i dytë, Xhovani Kolela)

Sezoni 2021/22: 25 pikë (Vendi i pestë, Dritan Mehmeti)

Sezoni 2020/21: 34 pikë (Vendi i dytë, Ilir Daja)

Sezoni 2019/20: 28 pikë (Vendi i gjashtë, Adolfo Sormani)

Sezoni 2018/19: 40 pikë (Vendi i parë, Skënder Gega)

Sezoni 2017/18: 28 pikë (Vendi i gjashtë, Sulejman Starova)

Sezoni 2016/17: 35 pikë (Vendi i dytë, Sulejman Starova)

Sezoni 2015/16: 43 pikë (Vendi i dytë, Andrea Agostineli)

Sezoni 2014/15: 37 pikë (Vendi i katërt, Shpëtim Duro)

Sezoni 2013/14: 30 pikë (Vendi i dytë, Genc Tomori)

PANORAMASPORT.AL