Vetëm një rast i dyshimtë, njihuni me moviolën e Tirana-Elbasani (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2026 | 8:18

Vetëm një rast i dyshimtë, njihuni me moviolën e Tirana-Elbasani (VIDEO)

Në minutën e 39-të të takimit lind një episod i diskutueshëm në zonën e Tiranës. Lojtarët e Elbasanit pretendojnë për një penallti, pasi gjatë një aksioni sulmues topi duket se prek dorën e mesfushorit Rafael brenda zonës.TRMenjëherë pas episodit, futbollistët e skuadrës mike protestojnë dhe kërkojnë ndërhyrjen e arbitrit. Megjithatë, gjyqtari Andi Koçi është i vendosur dhe bën shenjë për vijimin e lojës, duke mos akorduar 11- metërsh.

Nga dinamika e aksionit dhe pozicioni i lojtarit, duket se nuk ka elementë të mjaftueshëm për të konsideruar ndërhyrjen si penallti. Krahu i Rafaelit gjendet në një pozicion të natyrshëm dhe nuk konstatohet një lëvizje e qëllimshme drejt topit.

Për këtë arsye, vendimi i arbitrit për të mos akorduar penallti konsiderohet i drejtë, pasi mungojnë elementët e nevojshëm për një shkelje të rregullores brenda zonës. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL