Postuar: Shtator 6, 2025 | 20:32
Vendos goli i Oshafit, Flamurtari likuidon Ilirinë në miqësore
Flamurtari mposhti Ilirinë me rezultatin 0-1 në testin miqësor të zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e bardhë 0 me 0, ndërkohë që në pjesën e dytë ishte sulmuesi Aldrit Oshafi, i cili shënoi golin e fitores për vlonjatët.
Ky test iu shërben të dy trajnerëve për të mbajtur skuadrat në tonus në prag të dueleve që do të zhvillojnë fundjavën e ardhshme në kampionat, ku Flamurtari do të ndeshet me Tiranën, ndërsa Iliria do të masë forcën me Skënderbeun në Korçë.
PANORAMASPORT.AL













