“U lodha”, mesfushori i Bylisit i sinqertë pas spektaklit me Egnatian: Në dhomat e zhveshjes…
Arli Përgjoni foli pas ndeshjes, që Bylisi barazoi 2 me 2 përballë Egnatias.

“Vinim pas tri humbjeve, duhet të reagonim sesbën. Në fakt, na preu goli i Egnatias se e hëngrëm në minutën e fundit. Në dhomat e zhveshjes reaguam, folëm me çunat, nuk kishim çfarë të humbnim. Përderisa e kthyem ndeshjen, nuk duhet ta barazonim. Ndodhin, futboll është.
Sa i përket ndeshjes me Flamurtarin nuk luajta nga fillimi, isha i dëmtuar në gju, rrezikoja të mos luaja fare po shtrëngova dhëmbët dhe luajta. Kurse sot për pjesën e dytë, pasi shënuam golin e dytë menduam të mbronim rezultatin, ndoshta bëmë pak gabim që u ulëm poshtë, port ë shënosh dy gola kundër Egnatias nuk ishte pak me kthim rezultati.
U zbeh pak loja e fortë nga çunat në mesfushë se morën dy kartonë të verdhë në pjesën e parë. Prandaj u zëvendësua Sulovari, dhe Davidi u step pak me karton të verdhë. Vetëm unë kisha mbetur, por u lodha me thënë të drejtën.
Ndryshimi përveçse na tha Josa, duhet ta bënim vetë. Nuk kishim çfarë të humbisnim. Erdhi edhe nga fryma e çunave, por edhe fjalët e profesorit“, u shpreh Përgjoni për “RTSH”.
PANORAMASPORT.AL













