Postuar: Korrik 6, 2025 | 22:31
U kthye në çështje te Tirana, futbollisti i njohur për Superioren del i lirë në merkato
Erhun Obanor është lojtar i lirë në merkaton e verës. Mbrojtësi 29-vjeçar e ka mbyllur me Al-Zulfin, ndërsa ndodhet prej dy vitesh në Arabi.

Obanor mbahet mend për eksperiencat me Kukësin dhe Laçin në Superiore. Te Tirana u stërvit për disa ditë, megjithatë u largua pa debutuar.
Para dy vitesh madje kthehej në çështje për bardheblutë. Derisa nigeriani vendosi të largohej përfundimisht nga Shqipëria dhe firmosi në Arabi.
PANORAMASPORT.AL













