Postuar: Janar 1, 2025 | 23:14
U fotografua me Tibo Kurtua, ish-banorja e Big Brother pret fëmijë me italianin që njihte para portierit të Realit
Sara Soldati dhe Tibo Kurtua kaluan një romancë mes tyre rreth pesë vite më parë, ndërsa u fotografuan duke kaluar pushimet bashkë në Ibiza. Tashmë Sara Soldati është në lidhje me milionerin e njohur italian Leonardo Maria Del Vekio.

Me këtë të fundit gazeta “Chi” tregon se po pret një fëmijë.
Dyshja që është bashkë, njiheshin prej shtatë vitesh, pikërisht para se ish-banorja e Big Brother në Itali të kalonte pushimet me portierin e Real Madrid.
Soldati ka krijuar ndërkohë një komunitet të gjerë në rrjetin social Instagram ku numëron mbi 700 mijë ndjekës.

PANORAMASPORT.AL













