Postuar: Korrik 16, 2025 | 23:41
Turpërimi i Egnatias, reagon ish-mesfushori i Tiranës dhe Vllaznisë: Pasqyra e një lige ku 36 javë luajmë për qejf
Egnatia u turpërua dje nga Breidablik duke u eliminuar nga turi i parë i Ligës së Kampioneve, pas humbjes 5 me 0 në Islandë.

“Panorama Sport” pyeti ndjekësit se çfarë mendimi kanë për paraqitjen e kampionëve të Shqipërisë. Dhe në sy bie komenti i Saimir Patushit.
Ish-mesfushori i Tiranës dhe Vllaznisë ndër të tjerë shkruan: “Kjo është pasqyra e një lige ku 36 javë luajmë për qejf”. Patushi prek kështu sistemin e pazakontë “Final Four”, që është aplikuar në dy sezonet e fundit të Superiores.
Tashmë rrugëtimi i Egnatias do vijojë në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Aty do të sfidojë humbësin e çiftit Ludogorets-Dinamo Minsk.

PANORAMASPORT.AL













