Tropojanët kanë mbetur me 11 futbollistë, Balla: Po sakrifikojmë, Valbona e mbyll me nder

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2025 | 16:27

Tropojanët kanë mbetur me 11 futbollistë, Balla: Po sakrifikojmë, Valbona e mbyll me nder

Valbona nuk e përballoi Lushnjën në fushën e Plugut, ku u mund në shifrat 4-1. Tre golat e pësuar brenda 9 minutave të para, bënë që fati i ndeshjes të vendosej shumë shpejt. Megjithatë, tropojanët pas këtij “shoku” arritën të ekuilibronin lojën dhe shënuan edhe një gol “nderi” në fund.

valbona

Dihet që Valbonës i mungon freskia gjatë lojës, pasi nuk ka asnjë lojtar në dispozicion. Tashmë çdo gjë është lënë pas dhe tropojanët kanë nisur seancat stërvitore për t’u përgatitur për takimin e radhës, që do ta luajë në shtëpi kundër Pogradecit. Lidhur me këtë takim, mesfushori i Valbonës, Denis Balla, për “Panorama Sport”, deklaroi: “Këtë të shtunë, ne rikthehemi përsëri në shtëpinë tonë. Pas fitores 3-0 me Kastriotin, e kemi larguar tersin e këtij stadiumi.

Shpresoj se do të rikthehemi te fitorja e kjo do të vijë me një lojë bindëse. Pavarësisht se nuk kemi pretendime, është një detyrim për ne, që të dhurojmë ndeshje të bukura dhe për të kënaqur tifozët tropojanë. Besimi që lojtarët kanë treguar në këto ndeshjet e fundit, na bën të shpresojmë te rezultati, ndonëse po sakrifikojmë duke luajtur të dëmtuar, pasi mungojnë alternativat”.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL